Mes viktimave është edhe një 15-vjeçar, ndërsa një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti tragjik në Manëz ku humbën jetën 3 persona Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Manzë të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22 në një rrugë dytësore të zonës, pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni.
Viktima kanë mbetur drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni 25-vjeç, dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe dhe i mituri A.M 15-vjeç.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni 26-vjeçar dhe 16-vjeçari K. D që ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. "Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. Pamjet nga aksidenti në Durrës, BMW-ja e shkatërruar pasi u përplas në bordurë; mes viktimave edhe një 15-vjeçar
19 Gusht, 08:07 aksident i rëndë në durrës humbin jetën 3 persona Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Në kërkim nga drejtësia spanjolle, kush është trafikanti që u arrestua sot në Gjirokastër? 18 Gusht 2026, 22:1622:16Kronike Sherr në Durrës/ I riu plagoset me kaçavidë, dërgohet me urgjencë në spital 18 Gusht 2026, 21:2521:25Kronike Dyshime për eksploziv në një furgon të braktisur, policia 'blindon' Vlorën! 18 Gusht 2026, 21:1821:18Kronike Dy autorë për vrasjen në “Principotes”, zbardhen emrat e 11 të arrestuarve! 18 Gusht 2026, 20:5220:52Kronike “Në lokal ishte edhe Bekim Bulica”, policia zbardh dinamikën e vrasjes në Ksamil: 4 kamarierë dhunuan turistin para se të vritej! 18 Gusht 2026, 20:2920:29Kronike Ndezi tre vatra zjarri dhe flakët përfshinë pyllin, arrestohet 65-vjeçari në Mirditë 18 Gusht 2026, 20:0920:09Kronike

