Champions League zhvilloi mbrëmjen e të martës tre ndeshjet e para të kthimit për fazën play-off, ku u mësuan edhe ekipet e para që siguruan një biletë për në fazën e ligës së kompeticionit më të vlefshëm evropian për klube. Azerbajxhanasit e Sabah Baku, vetëm nëntë vite nga krijimi si klub, ia dolën të përmbysnin pas shtesës izraelitët e Hapoel Beer Sheva, duke bërë kështu surprizën e madhe. Edhe në Linz, austriakët e LASK përmbysën pas shtesës Celtic duke kaluar më tej. Nga ana tjetër Bodo/Glimt është një realitet duke siguruar për vitin e dytë radhazi fazën e ligës, pasi fitoi 3-0 kundër holandezëve të Nijmegen. LEXO edhe...S'është vetëm prestigji, në lojë janë miliona euro! Dinamo luan ndeshjen më të shtrenjtë në histori, presidenti akordon premion e majme Sabah Baku shkruan historinë Një natë e paharrueshme në Baku. Edhe pse mbrëmje, Sabah ka realizuar një prej përmbysjeve më spektakolare në historinë e klubit, duke mposhtur Hapoel Beer Sheva 5-2 pas kohës shtesë dhe duke siguruar një kualifikim historik në fazën e ardhshme të Champions League. Kampionët e Azerbajxhanit e nisën sfidën me disavantazhin e humbjes 2-1 në ndeshjen e parë, por para rreth 30 mijë tifozëve në stadiumin “Tofiq Bahramov”, Sabah tregoi karakter dhe besim deri në sekondat e fundit. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për vendasit. Një gabim i portierit Stas Pokatilov i dha mundësinë Igor Zlatanovic të shënonte në minutën e 10-të, duke e futur Sabah në një situatë edhe më të vështirë. Por vendasit reaguan. Në minutën e 38-të, Christian Nwachukwu riktheu baraspeshën, duke ndezur shpresat e tifozëve në tribuna. Hapoel Beer Sheva do të gjente sërish avantazhin në minutën e 61-të, pas një tjetër gabimi të portierit Pokatilov. Guy Mizrahi përfitoi nga situata dhe me një goditje nga jashtë zonës e çoi rezultatin në 1-2. Në minutën e 74-t, Umarali Rakhmonaliyev realizoi një gol spektakolar me një goditje nga rreth 20 metra, duke barazuar rezultatin dhe duke rikthyer entuziazmin në stadium. Drama arriti kulmin në minutat shtesë. Në 90+4', pas një goditjeje nga këndi, Tellu Mutallimov realizoi fluturimthi duke përmbysur gjithçka dhe duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë. Më pas fati i sfidës ndryshoi përfundimisht. Djibril Diop la Hapoel Beer Sheva me 10 lojtarë në minutën e 100-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Vetëm një minutë më vonë, Orphé Mbina u ngrit mbi mbrojtjen kundërshtare dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 4-2. Stadiumi “Tofiq Bahramov” shpërtheu në festë. Por Sabah nuk u mjaftua me kaq. Në minutën e 115-të, Joy-Lance Mickels shënoi edhe golin e pestë, duke vulosur një fitore të jashtëzakonshme 5-2. Dy minuta më vonë edhe Peretz për miqtë la fushën pas kartonit të dytë të verdhë, ndërsa Hapoel Beer Sheva mbeti përfundimisht jashtë garës së Champions dhe do të vazhdojë aventurën evropiane në Europa League. Një përmbysje e jashtëzakonshme për Sabah, një klub i themeluar vetëm nëntë vite më parë, që tashmë ka shkruar një nga faqet më të rëndësishme në historinë e tij. Këtë të mërkurë do të zhvillohen edhe katër ndeshjet e mbetura të kthimit për play-off e Champions League. Me fillim nga ora 21:00 do të luhen AEK Athinë - Levski Sofie (0-0), Celje - Slovan Bratislava (1-1), Lyon - Fenerbahce (1-1) dhe Viking - Dinamo Zagreb (2-2). Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para. S.Dh/ReportTv.al Nijmegen BodoGlimt LASK Linz Celtic hapoel beer sheva Sabah Baku uefa champions league Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.2% Keq 33.8% Nuk e di 13% Vota total: 1798 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

