Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ylli Zalla ‘patrullon’ me kallash në dorë, Report Tv siguron pamjet, ja si u mbajt në vëzhgim me dron ‘Bayraktar’! RENA i rrethoi shtëpinë dhe e prangosi (VIDEO)


Report Tv siguron pamjet si u mbajt në vëzhgim nga policia e Tiranës, Ylli Zalla, me dron të teknologjisë së lartë "Bayraktar".

Report Tv siguron pamjet si u mbajt në vëzhgim nga policia e Tiranës, Ylli Zalla, me dron të teknologjisë së lartë "Bayraktar". Në pamjet e siguruara, Zalla shfaqet duke "patrulluar" në zonë me një kallashnikov në krah, armë që i’u sekuestrua bashkë me 3 karikatorë. Hetuesit e policisë së kryeqytetit survejuan lëvizjen e të shumëkërkuarit deri në prangosjen e tij me ndihmën e forcave RENEA. Zalla ishte shpallur në kërkim prej nëntorit 2025 si i dyshuar se kishte lidhje me atentatin e Rinasit të nëntorit 2025 ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani pas zbulimit të arsenalit të armëve në banesën e tij, por ekspertiza e kryer më vonë rezultoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Më 20 shkurt të këtij viti, Zallës iu gjet një tjetër arsenal armësh me të cilat dyshohet se furnizonte grupet kriminale. Edhe në një operacion në mars, në oborrin e banesës së tij u gjet një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Më 23 qershor, kur pati një tjetër tentativë për arrestimin e tij, iu gjetën pistoletë, fishekë, një celular dhe një detektor frekuencash. LEXO edhe...Sa prona ishin aktive në korrik për Air Bnb? Vlora mbetet 'mbretëresha' e qirave afatshkurtra 12 vjet më parë Zalla është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al Durres fushe kruje ylli zalla Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 1848 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?