Lajme Zone
VIDEO/ Trajneri e largoi pas 45 minutash lojë, Ronaldon e 'lënë nervat'! Al Nassr përmbys 2-3 Al Ettifaq
SportReport TV

VIDEO/ Trajneri e largoi pas 45 minutash lojë, Ronaldon e 'lënë nervat'! Al Nassr përmbys 2-3 Al Ettifaq

Dopieta e Mane dhe goli i Al Amri bënë të pavlefshëm avantazhin 2-0 të Al Ettifaq.

Al Nassr mori një fitore shumë të vlefshme 2-3 në udhëtim kundër Al Ettifaq të martën, në ndeshjen e raundit të tretë për Ligën Profesionale të Arabisë Saudite. Dueli prodhoi shumë histori, me Cristiano Ronaldon që ishte protagonist, por jo me gola. Pas vetëm 12 minutash lojë Al Nassr mbeti me dhjetë futbollistë kjo pasi portieri Bento u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli. Vendasit përfituan nga epërsia numerike dhe shënuan dy gola në pjesën e parë me Duda dhe Medran, duke befasuar ekipin e Cristiano Ronaldos. LEXO edhe...Georgina Rodriguez bëhet ligjërisht nënë e fëmijëve të Cristiano Ronaldos Ylli portugez nuk i mbajti nervat pas pjesës së parë dhe në momentin që po i drejtohej dhomave të zhveshjes u pa shumë i revoltuar. Në rikthimin e skuadrave në fushë për pjesën e dytë, Ronaldo nuk ishte më në fushë pasi trajneri Ange Postecoglou vendosi ta zëvendësonte me Al Khaibarin. Vendimet e trajnerit australian rezultuan të duhurat pasi Al Nassr shënoi tre gola dhe përmbysi rezultatin. Joao Felix asistoi dy herë, me AL Nassr që barazoi fillimisht me Mane në minutën e 74-t dhe Al Amri tre minuta më vonë. Në minutën e fundit të ndeshjes duhej sërish Sadio Mane që Al Nassr të përmbyste ndeshjen 2-3 dhe të merrte tri pikë shumë të rëndësishme. Share S.Dh/ReportTv.al al nassr Al Ettifaq Arabia Saudite cristiano ronaldo sadio mane Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 1848 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?