Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar në total 219 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 60 efektivë, 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. LEXO edhe...Vlorë/ Mali i Shashicës në flakë gjatë natës, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi! 4 persona mbetën të bllokuar pranë një guroreje, izolohen vatrat (VIDEO) Fokusi kryesor mbetet në Malin e Dajtit, ku vatrat vijojnë aktive pas disa riaktivizimeve në të dyja anët e kreshtës. Operacioni vijon edhe sot, me përforcim prej 50 efektivësh të FA-së; gjatë operacionit janë angazhuar gjithashtu forca zjarrfikëse dhe të ADZM-së, ndërsa mbështetja ajrore është realizuar me 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në qarkun Dibër mbeten aktive dy vatra: në Ballenjë–Kostenjë, ku sot vijon angazhimi me 6 forca të AZM Dibër, dhe në Qafë të Helmës, Bulqizë, e cila vijon të monitorohet. Në të dyja rastet nuk raportohen rreziqe për zonat e banuara. Në qarkun Elbasan vijojnë aktive vatrat në Malin e Dardhës, Librazhd, ku ka pasur riaktivizim dhe në terren ndodhen efektivë të MZSH Librazhd, si dhe në Malin e Qukësit, Prrenjas, ku është raportuar gjithashtu riaktivizim. Nuk rrezikohen zona të banuara. Situata paraqitet më e përmirësuar në Pukë, ku në Gjegjan, Gojan i Vogël, Gojan i Madh, Prozhëm dhe Tërbun nuk ka më vatra aktive; zonat vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al Tirane mali i dajtit zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 1848 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

