Qeveria Nano me një pjesë të madhe të ministrave të sapoemëruar kishin shkuar në Romë në konferencën e donatorëve për të kërkuar ndihmë për Shqipërinë që kishte kaluar një situatë të jashtëzakonshme. Ky zhvillim pasqyrohej gjerësisht në shtypin e shkruar të datës 31 korrik 1997 së bashku me çështjen e fajdeve. Gazeta Shqiptare shkruante në faqe të parë: “ Nano: Për fajdet jo para, vetëm ndihmë” Ndërsa në gazetën Koha Jonë titulli kryesor ishte ky : “ Romë, nano pret Marshallin”.
