Lajme Zone
“Çfarë saktësie”, Balla publikon pamje nga SHBA si “sukses” në Shqipëri
PolitikëJOQ Albania

“Çfarë saktësie”, Balla publikon pamje nga SHBA si “sukses” në Shqipëri

Nëse propaganda do të kishte linjë ajrore, sot do të kishte hapur një fluturim direkt Ohio–Shqipëri, me “suksesin” si destinacion.

Nëse propaganda do të kishte linjë ajrore, sot do të kishte hapur një fluturim direkt Ohio–Shqipëri, me “suksesin” si destinacion.

Taulant Balla ka publikuar në profilin e tij një video ku shfaqet një helikopter duke hedhur ujë mbi një vatër zjarri në një zonë malore. Pamjet shoqërohen me mbishkrimin “Çfarë saktësie”, hashtagun #nëkryetëdetyrës dhe flamurin shqiptar.

Mesazhi që përcillet është i qartë: një helikopter në aksion, një zjarr dhe, mbi të gjitha, një “sukses” që paraqitet si shqiptar.

Vetëm se helikopteri nuk ndodhet në Shqipëri.

Një verifikim i bërë nga redaksia tregon se videoja nuk është filmuar në vendin tonë, por lidhet me një zjarr në Ohio, SHBA. Pamjet e publikuara nga Balla janë të njëjtat me videon që ishte publikuar më herët në rrjetet sociale, ndërsa versioni origjinal rezulton të jetë publikuar rreth katër javë më parë nga Lisa Van Thorne.

Pra, për të ilustruar “saktësinë” e operacioneve në Shqipëri, nuk u gjet një video nga Shqipëria. U gjet një video nga Ohio.

Dhe mjaftoi kaq.

Një zjarr në Ohio, një helikopter amerikan, flamuri shqiptar në postim dhe… suksesi u bë shqiptar.

“Çfarë saktësie”!

Problemi këtu nuk është se videoja është e huaj. Problemi është mënyra se si është paraqitur. Pa asnjë sqarim se pamjet nuk janë nga Shqipëria, por me flamurin kombëtar dhe një mesazh që e paraqet videon si dëshmi të një operacioni në Shqipëri, publikut i krijohet përshtypja se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vendin tonë.

Me pak fjalë, nuk është thjesht një video e marrë nga interneti. Është një video e marrë nga interneti dhe e paketuar në mënyrë të tillë që një ngjarje e ndodhur në Ohio të duket si një sukses i realizuar këtu.

Natyrisht, kjo nuk ka lidhje me punën e zjarrfikësve dhe profesionistëve që përballen realisht me zjarret. Ata bëjnë punën e tyre në terren dhe meritojnë të vlerësohen për të.

Çështja është përdorimi i pamjeve nga një shtet tjetër për të krijuar një imazh të një situate që videoja nuk e dëshmon.

Në fund, një gjë është e sigurt: zjarri ishte në Ohio, helikopteri ishte në Ohio, por suksesi përfi në Shqipëri. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)