Lajme Zone
Çfarë fiton Vuçiç nga miti i Mlladiçit?
BotëPamfleti

Çfarë fiton Vuçiç nga miti i Mlladiçit?

Lexuesi e di për çfarë bëhet fjalë: për murale dhe grafite të panumërta që e përkujtojnë Mlladiçin si një “hero serb”. Aleksandar Vuçiçi ishte ndër të parët që e nisi këtë praktikë.

Ratko Mlladiç / Një pjesë e mirë e regjimit po e rehabiliton Mlladiçin, sepse bashkë me të kërkon të rehabilitojë edhe të kaluarën e vet politike dhe të luftës. Atyre u duhet miti pagan i gjeneralit heroik, në mënyrë që një popull i tërë serb të paraqitet si bashkëpunëtor i tij dhe i tyre... Askush nuk kishte nevojë të priste “lajmëtarët zyrtarë” të regjimit për të kuptuar qëndrimin e pushtetit ndaj vdekjes së Ratko Mlladiçit. Mjafton të ecësh nëpër rrugët e Beogradit dhe gjithçka bëhet e qartë.

Lexuesi e di për çfarë bëhet fjalë: për murale dhe grafite të panumërta që e përkujtojnë Mlladiçin si një “hero serb”. Aleksandar Vuçiçi ishte ndër të parët që e nisi këtë praktikë.

Në kohën e tij si radikal, ai ngjiste mbishkrimin “Bulevardi Ratko Mlladiç” mbi tabelat ku shkruhej “Bulevardi Zoran Gjingjiç”.

Për një pjesë të konsiderueshme të elektoratit të tij, gjenerali i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, vazhdon të përfaqësojë edhe sot “madhështinë kombëtare”.

Si turpërohet një popull dhe një shtet

Se deri ku mund të shkojë Vuçiçi, e tregoi edhe një herë. Kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi në maj 2023, rezolutën që shpallte 11 korrikun Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënonte mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, presidenti i Serbisë luftoi me të gjitha forcat kundër këtij dokumenti.

Gjatë votimit në seancën plenare, ai shkoi deri aty sa u mbështoll me flamurin e Serbisë, ndërsa ministrat në Beograd bënë të njëjtën gjë gjatë transmetimit të përbashkët televiziv të votimit. Radikalët/progresistët, nuk e kanë humbur asnjëherë rastin për ta turpëruar vendin dhe popullin.

A e kuptoi ndonjëri prej tyre se, duke kundërshtuar rezolutën e OKB-së, po luftonte edhe

për rehabilitimin e Mlladiçit? Sigurisht që po. Dhe a e dinin se në OKB ndodhej edhe themeluesi i Tribunalit të Hagës, i cili e dënoi Mlladiçin për gjenocidin në Srebrenicë?

Po, edhe këtë e dinin shumë mirë.

Miti dhe realiteti i Mlladiçit

Po pse figura dhe veprimtaria e Mlladiçit vazhdojnë të jenë kaq tërheqëse për nacionalistët dhe shovinistët? Sidomos kur Millosheviçi, Karaxhiçi dhe figura të tjera të njohura të viteve ’90 janë harruar prej kohësh?

Përgjigjja qëndron te miti që Mlladiçi ndërtoi për veten dhe që Millosheviçi, Shesheli e të tjerë e përhapën me të gjitha forcat. Në thelb, ai e paraqiti veten si ushtarak, profesionist i pakompromis, mbrojtës dhe hakmarrës i serbëve, një gjeneral që nuk kursehej në përdorimin e forcës ushtarake.

Në fakt, ai ishte e kundërta: një komandant lufte brutal, i zhytur në gjak dhe krime lufte, vazhdimisht i dehur nga përkëdheljet e Millosheviçit dhe nga lavdërimet e njerëzve përreth tij. Ai nuk mori kurrë përgjegjësi për asgjë dhe nuk tregoi as grimcën më të vogël të pendesës.

Vitet e shumta që kaloi i fshehur në “kanalet e luftës”, treguan se sa i madh ishte në të vërtetë guximi i tij moral dhe njerëzor.

Si shndërrohet një popull në bashkëpunëtor të krimeve

Por Mlladiçi gjithmonë mund të llogariste te radikalët/progresistët, socialistët dhe një mori ndjekësish të tyre. Disa të hapur, disa të fshehtë dhe shumë prej tyre frikacakë. Duke e rehabilituar në heshtje Mlladiçin, ata rehabilituan edhe të kaluarën e tyre politike dhe të luftës.

Si ai, ashtu edhe ata, kishin nevojë për mitin pagan të një gjenerali heroik, në mënyrë që të paraqisnin të gjithë popullin serb si bashkëpunëtor të tij dhe të tyre. Me fjalë të tjera, Vuçiç dhe ekipi i tij i frymëzuan në heshtje muralet e Mlladiçit, ndërsa me zë të lartë relativizuan krimet e luftës dhe e ushqyen revizionizmin historik.

Dhe mundën që ta bënin këtë. Duke kontrolluar 90 për qind të mediave dhe duke normalizuar vazhdimisht të jashtëzakonshmen, ata e shkatërruan jetën politike dhe publike. E vetmja gjë e sigurt është se rimëkëmbja do të jetë e gjatë.

Dhe një nga detyrat e saj do të jetë vendosja e Mlladiçit në vendin që i takon në histori. Ai vend nuk do të jetë pranë gjeneralëve Mišiç apo Koça Popoviçit, por as pranë gjeneralit Milan Nediçit, siç do të dëshironte ai dhe pasuesit e tij./Pamfleti nga ”Vreme”miti i mlladiçit aleksanadar vuçiç Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Superkompania e shëndetësisë 29 Gusht 2026, 14:0014:00Forum Intelektualët, e çaluara e kombit 28 Gusht 2026, 19:4419:44Forum Pse vizita e Zelenskyt në Beograd nuk e afron Serbinë me Perëndimin 28 Gusht 2026, 18:5318:53Forum Metamorfoza agresive e burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese! 28 Gusht 2026, 17:2817:28Forum Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi? 28 Gusht 2026, 12:5912:59Forum Si u bë shkencëtar Mark Tirta?! 28 Gusht 2026, 09:1609:16Forum