Pa asnjë funksion zyrtar, Ergys Agasi futej në Kryeministri dhe udhëtonte me eskortën e Ramës; ai ishte 'Koordinatori' që menaxhonte lidhjet me krimin, emërimet e policëve dhe kontrabandën. Nga mashtrimi 'Durana Tech Park' me 125 firma, te sugjerimi i Ilir Prodës si Drejtor i Policisë, Agasi ishte dora e errët e pushtetit… Në një video të publikuar, u pa makina e Ergys Agasit, futur mes vargut të makinave të eskortës së Gardës dhe Policisë që shoqëronin makinën e kryeministrit Edi Rama gjatë një udhëtimi, ndërsa në disa raste, Ergys Agasi është parë të futej lirshëm në godinën e Kryeministrisë.
Mjaftojnë këto fakte për të provuar se Ergys Agasi, pa asnjë funksion zyrtar, nuk ishte thjesht një shërbëtor i zakonshëm i Edi Ramës, siç kanë qenë e janë shumë të tjerë që ai i përdor si patronazhistë terreni e skutash nëpërmjet ministrave dhe deputetëve.
Por deri ditën e arrestimit, Ergys Agasi ka qenë aq afër Edi Ramës, sa ky i bënte dhe i besonte çdo bisedë e skenar konfidencial për afera që janë bërë publike dhe që nuk janë zbuluar akoma, por që i ka SPAK-u nëpër dosje ministrash, oligarkësh, drejtorësh e trafikantësh.
Qysh besnikut, Rama i ngarkonte menaxhim pazaresh dhe i kishte dhënë fuqi veprimesh, sikur të ishte kryeministër paralel në raport me ministrat, drejtorët, kryebashkiakët e PS-së dhe oligarkët.
Komentet për Ergys Agasin, sidomos pas arrestimit, janë kufizuar vetëm te ndikimi në tenderët e AKSHI-t, tagër i dhënë nga Edi Rama për të bërë miliona euro pa marrë pjesë në tenderë.
Realisht, Ergys Agasi ka qenë "dora" e Edi Ramës në shumë afera, në lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe komandimin e zinxhirit sipëror të pushtetit, e sidomos të kupolës së policisë.
Ergys Agasi ka qenë aq i besuar i Edi Ramës dhe aq produktiv në shumë negocime e çështje të errëta, sa qeveritarët, oligarkët e krerët e grupeve kriminale e të PS-së e quanin "Koordinatori".
Për informacionin që ka si person prezent në takime konfidenciale, dhe përcjellës e zbatues detyrash që i besoheshin, Ergys Agasi është "Kutia e Zezë" e aferave dhe lidhjeve të Edi Ramës me krimin.
Për një kryeministër finok si Edi Rama, është shumë e vështirë të përzgjedhë dhe të besojë verbalisht një person "Koordinator" lidhjesh me oligarkët dhe krerët e grupeve të krimit të organizuar; por Ergys Agasi e kreu me përkushtim, korrektesë e sukses këtë detyrë.
Me këtë vlerësim e bindje definitive, Edi Rama e bëri Ergys Agasin pjesë të konfidencialitetit të punëve të errëta brenda familjes, klanit kryeministror dhe vendimmarrjes në caktime deputetësh, kryebashkiakësh, emërime e shkarkime ministrash, drejtorësh policie, kufiri, kadastrës, doganave, rrugëve, porteve detare, bregdetit dhe selektivitetit në paprekshmërinë e grupeve kriminale.
P.sh., është folur se ish-Drejtori i Policisë, Ilir Proda, u emërua si sugjerim i Ergys Agasit, për të mos prekur grupet kriminale që siguronin vota për PS-në dhe trafiqet e drogës, të cilët Agasi i kishte në listën e kontakteve si "koordinator" mes tyre dhe Edi Ramës.
Një nga detyrat kryesore të Ilir Prodës ishte të garantonte aktivitetin e kontrabandës së cigareve, makinave e karburanteve që bënte Ergys Agasi me mafiozët serbë, kinezë, maqedonas e grekë.
Vartësia e Prodës u dëshmua nga prezenca e Ergys Agasit ditën e arrestimit, në një makinë me ish-oficerin Uljan Shpataraku, vartës dhe bashkëpunëtor i Ilir Prodës në veprimtari kriminale, një prej tyre me ortakun trafikant Ylli Cara.
Është folur se ish-Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, u emërua si sugjerim dhe këmbëngulje e Ergys Agasit, por dhe shkarkimi i tij u bë me ndikim të tij te Edi Rama, ngaqë ish-ministri guxoi dhe hyri në interesat e grupit "Agasi" në Portin e Durrësit.
Me terrenin e krijuar nga Edi Rama, Ergys Agasi krijoi fantazmën "Durana Tech Park", ku regjistroi 125 firma me aktivitete krimesh ekonomike e kompani fiktive, me qëllim përjashtimin nga taksat tatimore e doganore, ndërsa drejtor emëroi "zarin" e tij Gjergji Taho, që paralelisht është dhe Kryetar i Komisionit Shtetëror të Basteve Online.
Këto janë disa raste nga aktiviteti i Ergys Agasit si "Koordinator" i Edi Ramës për aferat dhe lidhjet me grupet oligarkike e mafioze; por që SPAK i ka gjetur në serverët e kamerave, në dokumente të sekuestruara, në email-et dhe telefonët e Ergys Agasit./Pamfletiergys agasi kutia e zezë edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë A e ka vënë 4iG peng ONE Albania për borxhet e veta? 29 Gusht 2026, 17:2917:29Dosja e zezë Kultura në dorë të Gonxhes, paratë lumë e administrimi rrumpallë 29 Gusht 2026, 10:1210:12Dosja e zezë Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve 27 Gusht 2026, 19:0119:01Dosja e zezë 'Sazani' hap dosjen amerikane: Kongresi kërkon komunikimet e Jared Kushnerit me Edi Ramën 27 Gusht 2026, 12:0512:05Dosja e zezë Ministrja e ‘përjetshme’ e Ramës me 9 shtëpi nga kursimet, i biri i Kumbaros i punësuar pranë industrisë së Mbrojtjes! 26 Gusht 2026, 18:3318:33Dosja e zezë ‘Jeniçeri’ i Viktor Orbánit kërkon strehë te Edi Rama 26 Gusht 2026, 11:1811:18Dosja e zezë

