Lajme Zone
Masakër pranë Kievit, Rusia godet depon e municioneve, 37 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Masakër pranë Kievit, Rusia godet depon e municioneve, 37 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur!

Ngjarja ndodhi në zonën e Buchas, ndërsa pasojat e goditjes u rënduan nga shpërthimi i municioneve të ruajtura në objekt.

Foto ilustruese 37 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një sulm rus me dron goditi një depo municionesh pranë Kievit, duke shkaktuar një zjarr të madh dhe një seri shpërthimesh që vazhduan për orë të tëra.

Ngjarja ndodhi në zonën e Buchas, ndërsa pasojat e goditjes u rënduan nga shpërthimi i municioneve të ruajtura në objekt.

Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kievit, bëri të ditur se deri pasditen e së shtunës bilanci kishte arritur në 37 viktima, duke paralajmëruar se numri mund të rritet.

“Kjo është një humbje e tmerrshme dhe e pariparueshme”, deklaroi Tkachenko, duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Pamjet e publikuara pas sulmit tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe zona të djegura si pasojë e shpërthimeve. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se droni rus goditi një depo municionesh që, sipas tij, “nuk duhej të kishte qenë aty”. Në objekt ruheshin predha, mina, municione të tjera dhe dronë, të cilët shpërthyen pas goditjes.

Zelensky foli për “neglizhencë të tmerrshme” nga personat përgjegjës për ruajtjen e materialeve shpërthyese kaq pranë zonave ku jetonin qytetarët. Ai bëri të ditur se ka nisur një hetim penal dhe u zotua se përgjegjësit do të përballen me pasoja.

Edhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës konfirmoi se në objekt ruheshin materiale shpërthyese. Hetimi do të shqyrtojë rrethanat që çuan në shpërthimet e fuqishme, si dhe veprimet e zyrtarëve përgjegjës.

Dhjetëra ndërtesa të dëmtuara

Pasojat e shpërthimeve kanë prekur edhe ndërtesat përreth. Sipas Zelenskyt, mes objekteve të dëmtuara është edhe një qendër kujdesi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Më shumë se 300 pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës janë angazhuar në zonën e goditur. Mes viktimave është edhe Taras Didych, një drejtues i pushtetit vendor, i cili sipas autoriteteve ukrainase humbi jetën pasi kishte shkuar në vendngjarje për të ndihmuar.

Incidenti vjen vetëm disa javë pas një tjetër sulmi rus ndaj një depoje me municione në një zonë të banuar në Vyshneve, pranë Kievit, ku humbën jetën shtatë persona.

Mbi 260 dronë në valën e sulmeve

Goditja vjen pas më shumë se dy ditësh sulmesh intensive ruse ndaj Ukrainës. Sipas të dhënave të raportuara, Kievi u përball me 28 alarme ajrore nga mesnata e së enjtes deri në mesditën e së shtunës, të cilat zgjatën në total më shumë se 28 orë.

Një vajzë dyvjeçare, e plagosur rëndë në një tjetër sulm të së shtunës, humbi jetën nga plagët, sipas kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko. Pesë persona të tjerë u plagosën në qytet. Sulme u raportuan gjithashtu në Odesa, Dnipro, Zaporizhzhia, Sumy, Kherson, Kharkiv, Mykolaiv, Donetsk dhe Chernihiv.

Zelensky deklaroi se në valën e sulmeve u përdorën më shumë se 260 dronë sulmues, përfshirë edhe dronë të tipit “Banderol”.

Autoritetet ukrainase kanë ngritur gjithashtu shqetësimin për përdorimin në rritje nga Rusia të dronëve me motor reaktiv, të cilët mund të arrijnë shpejtësi deri në 500 kilometra në orë dhe paraqesin vështirësi të mëdha për sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Rëndohet bilanci/ 683 viktima dhe 3 mijë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal 29 Gusht 2026, 18:2518:25Rajoni dhe Bota Odiseja e dy dezertorëve rusë, nga mbështetja e luftës te arratisja nëpër Detin e Zi! 29 Gusht 2026, 18:1418:14Rajoni dhe Bota Moti i keq gjunjëzon Kremonën e Italisë, 10 minuta “ferri”, 43 persona në urgjencë dhe 10 mijë makina të dëmtuara! 29 Gusht 2026, 15:1815:18Rajoni dhe Bota Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran 29 Gusht 2026, 15:0915:09Rajoni dhe Bota Presidenti i Iranit mesazh Trumpit: Shmangni trazirat, problemet mund të zgjidhen përmes dialogut 29 Gusht 2026, 13:5213:52Rajoni dhe Bota Mladić vdiq, por hija e tij mbetet mbi Ballkan 29 Gusht 2026, 12:5912:59Rajoni dhe Bota