Blendi Gonxhe Blendi Gonxhja e mori kulturën në janar 2024 si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe prej shtatorit 2025 e mban sërish nën përgjegjësi si ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Por një auditim i KLSH-së nxjerr një panoramë problematike të sektorit: mungesë strategjie, financime projektesh me dokumentacion të mangët, mungesë rregullash e gjurme auditimi, ndërsa “Javët Kulturore Ndërkombëtare” vijonin të shpenzonin dhjetëra milionë lekë pa u administruar si program institucional. Blendi Gonxhja ndryshoi ministri, por jo një nga portofolet kryesore që ka pasur në dorë: kulturën. Prej janarit 2024 ai drejtoi Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërsa prej shtatorit 2025 mban postin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Pikërisht në këtë sektor, që Gonxhja e ka mbuluar pa ndërprerje, raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit evidenton një seri problematikash që prekin politikat kulturore, financimin e projekteve, dokumentacionin dhe mënyrën e administrimit të parave publike.
Auditimi është ushtruar për periudhën deri më 17 shtator 2025, duke përfshirë kështu pothuajse të gjithë periudhën kur Gonxhja drejtonte MEKI-n. Në përfundim, KLSH jep opinion të kualifikuar për përputhshmërinë, duke konstatuar devijime materiale nga kuadri ligjor dhe rregullator.
Një prej gjetjeve më domethënëse lidhet me vetë drejtimin e politikave kulturore. KLSH konstaton se ministria përgjegjëse për kulturën nuk e kishte ndjekur dhe zbatuar në mënyrë efektive strategjinë për zhvillimin e artit dhe kulturës. Nuk ishte ngritur as një grup pune i posaçëm për ndjekjen dhe monitorimin e saj.
Por problemi nuk mbaron këtu. Pas përfundimit të dokumentit të mëparshëm strategjik, kultura mbeti pa një strategji të re të miratuar. Në momentin e auditimit, strategjia kombëtare 2026–2030 rezultonte ende në proces. Vetë KLSH e përshkruan këtë situatë si një boshllëk në planifikimin dhe orientimin e politikave publike dhe të mbështetjes financiare për artin, kulturën dhe trashëgiminë.
Ndërkohë, para publike për kulturën vazhdonin të shpërndaheshin.
Në vitin 2024, nën drejtimin e Gonxhes, programi “Arti dhe Kultura” kishte një buxhet prej rreth 2.65 miliardë lekësh, ndërsa “Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë” rreth 1.08 miliardë lekë. Për vitin 2025, vetëm për “Artin dhe Kulturën” ishin planifikuar mbi 3 miliardë lekë.
Pikërisht te financimi i projekteve kulturore auditi gjen një tjetër rrumpallë dokumentare. KLSH konstaton se nuk ishin nxjerrë të gjitha aktet nënligjore dhe rregullat e brendshme të nevojshme për zbatimin e plotë të kuadrit ligjor. Sipas raportit, mungonin rregulla të qarta për procedurat e financimit, ndarjen e përgjegjësive, gjurmën e auditimit, kontrollin dhe administrimin e dokumentacionit.
Në dosjet e projekteve të financuara u evidentuan dokumente të paplota ose të paformalizuara, mungesë aneksesh të detyrueshme të kontratave, dokumente të panënshkruara dhe shtyrje afatesh pa amendimet përkatëse. Në raste të tjera mungonte dokumentacioni që duhej të provonte se përfituesit kishin përmbushur detyrimet.
Madje KLSH konstaton se nuk mbahej një regjistër i veçantë për projektet dhe se praktikat e aplikimit dhe miratimit nuk kishin inventarizim të dosjeve me dokumentacionin e detyrueshëm.
Vetëm gjatë viteve të Gonxhes, ministria financoi 57 projekte individësh me 27.04 milionë lekë në vitin 2024 dhe 75 projekte të tjera me 43.4 milionë lekë në vitin 2025.
Një kapitull më vete janë “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, një prej aktiviteteve më të ekspozuara publikisht të ministrisë.
Në vitin 2024 për JKN u vendos në dispozicion një buxhet prej 119.68 milionë lekësh, nga të cilat u realizuan rreth 115.08 milionë lekë, ose 96%. Për vitin 2025 buxheti ishte rreth 89.93 milionë lekë, me 54.34 milionë lekë të realizuara në periudhën e pasqyruar në auditim.
Por ndërsa paratë shpenzoheshin, mënyra e administrimit të programit kishte probleme në themel.
KLSH konstaton se “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, megjithëse ishin një veprimtari e vetë ministrisë dhe zhvilloheshin çdo vit, nuk ishin trajtuar si program institucional, por si projekt kulturor.
Edhe planifikimi çalonte. Megjithëse aktiviteti zhvillohej çdo vit që prej 2022, planifikimi analitik i aktiviteteve dhe i buxhetit nuk kryhej gjatë vitit pararendës. Procesi niste vetëm në prill të vitit kur “Javët Kulturore” do të zhvilloheshin.
Tabloja bëhet edhe më problematike kur kultura zhvendoset nga aktivitetet te pasuritë kulturore dhe kantieret.
Në përmbledhjen e auditimit, KLSH evidenton probleme në disa prej investimeve më të rëndësishme kulturore të vendit.
Te Mozaiku i Tiranës, audituesit konstatuan mangësi në projektim dhe zbatim, mospërputhje teknike mes projekteve dhe gjendjes në terren, ndryshime të paargumentuara të projekt-preventivit, si dhe nisje të punimeve pa lejen përkatëse dhe pa miratimet e nevojshme për ndryshimet në pasurinë kulturore.
Te salla e koncerteve e Universitetit të Arteve, KLSH gjeti ndryshime të paargumentuara në projekt-preventiv, të kryera pasi punimet ishin realizuar faktikisht, si dhe mospërputhje ndërmjet specifikimeve të projektit dhe asaj që ishte realizuar në terren.
Edhe te Galeria Kombëtare e Arteve, raporti evidenton se punimet kishin nisur dhe vijuar pa leje të vlefshme ndërtimi, ishin kryer pagesa përpara pajisjes me leje, ndërsa ndryshime të projektit ishin miratuar formalisht pasi ishin realizuar në terren. KLSH evidenton gjithashtu mangësi në mbikëqyrjen dhe monitorimin e punimeve. Për këto investime, megjithatë, një pjesë e kontratave dhe procedurave kanë nisur përpara marrjes së detyrës nga Gonxhja, ndaj gjetjet duhen lexuar sipas periudhave konkrete të zbatimit.
Raporti e përmbledh problemin e sektorit të kulturës në mënyrë të drejtpërdrejtë: strategjia nuk u zbatua efektivisht, mekanizmi i monitorimit mungonte, strategjia e re nuk ishte miratuar dhe procedurat e financimit të projekteve kishin mangësi që shkonin nga kriteret e pastandardizuara deri te financimet e paformalizuara dhe dokumentacioni i pamjaftueshëm.
Dhe ky është sektori që Blendi Gonxhja mori në janar 2024 dhe që vazhdon ta ketë në portofol edhe sot: miliarda lekë për artin dhe trashëgiminë, ndërsa kontrolli shtetëror gjen boshllëqe pikërisht te strategjia, rregullat, dokumentimi dhe kontrolli i mënyrës se si administrohen këto para./Pamfleti gonxhe ministria klsh 2 Komente k kulla mali tiranes 29 Gusht 2026, 13:15 Pse i vini faj Gonxhes? Duhet ti qai hallin per mbipeshen, po. Gonxhja heth syte perreth ne rrumpallen e qeverise shqiptare dhe si i thone asaj fjales: sheh rrushi - rrushin dhe piqet! Pastaj, ai ka dhe eksperience! Ka ndonje minister apo ish minister te varfer? JO Shikoni ajo ministrja qe i evidentojne 9 apartamente, besoj maja e ajsbergut. Pa le Belaja, mbi 300. A pyet njeri (zyrtarisht) se si i kane vene keto pasuri keta ministra? Jo, nuk pyet. Po pse? Se keto jane politikat e qeverise aktuale. Tjetra se vetem ata jane te zotet qe te pasurohen, te bejne biznese, te mbrohen nga parlamenti kur vjedhin ose te arratisen kur ua do puna. Per pensionistet? Kryeministri ka rezervuar e premtuar ato X-et. Ka pensioniste qe deri ne 2030 do marrin 5 X-e si rritje pensioni. Edhe kjo politike qeveritare eshte. (5x0=0)... Pastaj po pati pasuri Gonxhja dhe gjithe Gonxhet e qeverise, kjo eshte e mjaftueshme, pa te tjeret....ne te semes! Edhe kjo, pjese e politikes qeverisese eshte. Përgjigjjuni A Alban 29 Gusht 2026, 13:58 Oo popull,1 mil€ jane 1 miliard lek,kto vjedhin me dhjetra qindra miliarda lek,kto jane nje ushri hajdutesh,ndergjegjesohuni,ngrihuni,sbesoj te kete ne glob korrupsion si ne Shqiperi Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Tepsia 6-milionëshe e Startup Albania/ Ibrahimaj dhe Ymeri shtojnë 55 fitues në heshtje; dalin bizneset e reja, pjesë e rrethit të pazareve 27 Gusht 2026, 19:0119:01Dosja e zezë 'Sazani' hap dosjen amerikane: Kongresi kërkon komunikimet e Jared Kushnerit me Edi Ramën 27 Gusht 2026, 12:0512:05Dosja e zezë Ministrja e ‘përjetshme’ e Ramës me 9 shtëpi nga kursimet, i biri i Kumbaros i punësuar pranë industrisë së Mbrojtjes! 26 Gusht 2026, 18:3318:33Dosja e zezë ‘Jeniçeri’ i Viktor Orbánit kërkon strehë te Edi Rama 26 Gusht 2026, 11:1811:18Dosja e zezë Çfarë aferash fsheh Kryeministri në dosjet e papublikuara të KKT-së: 194 leje ndërtimi të dhëna në vitet 2017-2026 25 Gusht 2026, 15:3315:33Dosja e zezë Stuhia hungareze mbi ‘ONE Albania’: Gjysma e tregut shqiptar të telefonisë në duart e kompanisë nën hetim, 4iG 25 Gusht 2026, 11:1911:19Dosja e zezë

