Lajme Zone
Çelet edicioni i shtatë i “Queer Film Marathon Tirana”
KulturëReport TV

Çelet edicioni i shtatë i “Queer Film Marathon Tirana”

Ka çelur siparin mbrëmjen e së dielës në Tiranë “Queer Film Marathon”. Edicioni i tij i shtatë do të zgjasë deri më 25 tetor, ndërsa kumbarë e festivalit është këngëtarja Mira Konçi.

Një pikë takimi për kinemanë, artin dhe historitë që kërkojnë të dëgjohen është “Queer Film Marathon Tirana”, që tashmë ka çelur edicionin e shtatë. Festivali që nisi rrugëtimin e tij mbrëmjen e së dielës në Universitetin e Arteve, synon që përmes filmit dhe kulturës të krijojë hapësira për dialog, diversitet dhe përfshirje. “Ky është edicioni i shtatë i 'Tirana Queer Film Marathon', për të celebruar diversitetin, artin, kulturën dhe… të mblidhemi bashkë.”, tha artisti Aleks Seitaj. LEXO edhe...Ambasadorja e BE në Tiranë: Sa më pranë anëtarësimit ecni, aq më impenjativ bëhet! Vijoni punën me kapitujt, arritjet janë treguesi (VIDEO) Këtë vit, maratona sjell 19 filma, 19 të ftuar ndërkombëtarë dhe bashkëpunime me festivale partnere nga Europa. Programi shoqërohet edhe me intervista, ëorkshope, performanca dhe aktivitete artistike, të cilat do të shtrihen në 12 qytete, duke e çuar kinemanë dhe diskutimin mbi diversitetin edhe përtej kryeqytetit. “Po dalim jashtë qytetit të Tiranës në 11 qytete… Kjo është një sfidë tjetër e madhe për ne, sepse në qytete të vogla hasim akoma përplasje dhe vështirësi.”, tha Arbër Kodra, drejtor artistik i “Queer Film Marathon”. Mbështetja institucionale dhe ndërkombëtare ishte pjesë e rëndësishme e mbrëmjes së hapjes. Përfaqësues të Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, Zvicrës dhe institucioneve të tjera theksuan rolin e kulturës në promovimin e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër diskriminimit. “Ne qëndrojmë të palëkundur në besimin tonë te të drejtat e njeriut për të gjithë. Ky festival është një festë e fuqishme e diversitetit dhe përfshirjes.”, tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Ndërsa përmes ekranit rrëfehen histori të ndryshme, mesazhi që përcillet është universal: përtej identiteteve dhe dallimeve, në qendër mbetet njeriu. “Duke parë këto trajlerat e filmave më vjen një shprehje në mendje që e ka thënë Godari unë që kinemaja nuk është thjesht një refleksion i jetës apo i shoqërisë. Praktikisht është një akt i guximshëm për ta ndryshuar atë për mirë. Kështu që mendoj kjo është një shprehje për t'ju uruar fillimin e kësaj maratone të filmit ‘queer’ në Tiranë dhe njëkohësisht për të shprehur gjithë mbështetjen si Qendra e Kinematografisë për këtë edicion dhe për gjithë edicionet në vazhdim, sepse është pikërisht ky event, i cili e bën shoqërinë tonë, qytetin tonë me më shumë dritë, me më shumë ngjyra.”, tha kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji. “Janë thjesht histori njerëzore, janë thjesht histori të gjalla njerëzish. Në fund të fundit, të gjithë vuajnë njësoj, të gjithë qajnë dhe të gjithë kanë nevojë për pak ngrohtësi në jetën e tyre.”, tha artisti Aleks Seitaj. Një nga veçantitë e këtij edicioni është prania e artistes Mira Konçi si kumbarë e tij. Ajo interpretoi në skenë së bashku me pianistin Ekland Hasa. B.G/ReportTv.al Queer Film Marathon arber kodra aleks seitaj jonid jorgji Sofia Moreira de Sousa Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7% Vota total: 2399 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?