Një protestues me flamur në dorë, i cili shihet shpesh gjatë protestave thotë se arsye për protestat janë çmimet e larta dhe ndihmat e ulëta sociale, duke sjellë si shembull të atin. “Si fillim, dola për pensionin e babit, çmimet e larta. Pensioni 120 mijë lekë pë rbabin, nuk i del për kafen, naftën, ushqimet e larta. Unë shpërndaj ujin nëpër Tiranë. Po u ngritën çmimet, s’ngre as rrogën ai”, tha ai. Kohën për të dalë në protestë me flamur, e ndan mes punës dhe përkujdesjes ndaj babait. LEXO EDHE:Sulmi te Gjykata e Apelit, si nisën aktet e dhunshme të protestuesve me maska! Dogjën tabelën, shkelmuan e thyen dyert (VIDEO) “Kur ishte protesta para një jave, vija çdo darkë. Tani e gjej kohën, mbarova punën në 1 e gjysmë, jetoj vetëm me babin dhe përkujdesem për të, i bëra ushqimin gati se mund të rri edhe në 10-11”, vijon protestuesi. Prania e tij me flamur e ka bërë të identifikohet edhe si ‘djali i flamurit’, gjë për të cilën s’e fsheh krenarinë. “Kjo është e shkruar. Ishim dy çuna, po e valëvisnim në të dy bordurat. Më pas ai iku në ditën e tretë, s’di nga u zhduk dhe më ngeli flamuri mua. Jam me fat që e kam flamurin në dorë”, thotë ai. Sipas tij, rruga drejt dialogut s’mund të jetë me karrige në bulevard, por me një takim të vërtetë në zyrën e kryeministrit. “S’jam për dhunë, por edhe ai duhet të dialogojë me ata që është për të dialoguar. Jo të tallet me ne duke nxjerrë karrige. Aty është oborr, jo zyra e tij. Të dialogojë me studentët, pedagogët”, përfi protestuesi. Lajmi kryesor: Protesta në ditën e nëntë/ Një grup i vogël protestuesish në bulevard, asnjë incident deri më tani (PAMJE ME DRON) P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9858 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
