Lajme Zone
Buxheti i Ministrisë së Jashtme 3.9 miliardë lekë, Hoxha: Prioritet mbyllja e negociatave me BE-në
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Buxheti i Ministrisë së Jashtme 3.9 miliardë lekë, Hoxha: Prioritet mbyllja e negociatave me BE-në

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të ketë një buxhet prej 3.9 miliardë lekësh, rreth 40 milionë euro, për vitin 2027, me një rritje prej 6% krahasuar me një vit më parë. Projektbuxheti u prezantua nga ministri Ferit Hoxha në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të ketë një buxhet prej 3.9 miliardë lekësh, rreth 40 milionë euro, për vitin 2027, me një rritje prej 6% krahasuar me një vit më parë. Projektbuxheti u prezantua nga ministri Ferit Hoxha në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nga fondi total, 1.3 miliardë lekë do të shkojnë për fuqizimin e përfaqësive diplomatike shqiptare. Hoxha e cilësoi buxhetin rekord, duke theksuar se ai synon rritjen e kapaciteteve ndërkombëtare të vendit dhe përmbushjen e objektivave strategjikë. Prioriteti kryesor për vitin 2027 mbetet përmbyllja e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Sipas ministrit, Shqipëria synon të përfjë fazën teknike të negociatave deri në dhjetor të vitit të ardhshëm, me synimin për t’u bërë pjesë e BE-së brenda kësaj dekade. Plani i Ministrisë është ndarë në nëntë prioritete, ku përfshihen gjithashtu forcimi i rolit të Shqipërisë në NATO, mbështetja për Kosovën dhe shqiptarët në rajon, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i partneriteteve strategjike. Në fokus do të jenë edhe diplomacia ekonomike, marrëdhëniet shumëpalëshe, mbështetja e diasporës dhe ruajtja e identitetit kombëtar. Në këtë kuadër, parashikohet zgjerimi i mësimit të gjuhës shqipe përmes nismës “Mësues për Italinë”, krahas programit ekzistues “Mësues për Greqinë”. Hoxha bëri të ditur gjithashtu se synohet modernizimi i shërbimeve konsullore, me ofrim 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, zgjerimi i pranisë diplomatike dhe hapja e përfaqësive të reja. Një tjetër zhvillim i parashikuar është krijimi i Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndihmës Humanitare, si dhe forcimi i Akademisë Diplomatike dhe i karrierës së shërbimit të jashtëm.