Lajme Zone
KulturëReport TV

Bukëvale tradicionale nga zonja Albana


Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00 – 10:00.

Bukëvale tradicionale Përbërësit: LEXO edhe...Qofte me domate dhe trahana nga zonja Albana 400 gr miell misri600 gr miell gruri1 gotë sheqer1 gotë ujë1 majë luge sodë buke1 majë luge kripë400 ml vaj ulliri3–4 lugë gjalpë i treturSheqer për spërkatjePërgatitja: Përgatitni fillimisht sherbetin duke zier ujin me sheqerin në zjarr mesatar derisa të marrë valë. Lëreni të ftohet plotësisht. Në një tas të madh përzieni miellin e misrit, miellin e grurit, sodën e bukës dhe kripën. Shtoni sherbetin e ftohur dhe vajin e ullirit, duke i përzier me dorë derisa të formohet një brumë homogjen. Vendoseni brumin në një tepsi dhe, me ndihmën e një luge të vogël, krijoni në sipërfaqe gërvishtjet karakteristike të bukëvales. Spërkateni me gjalpin e tretur. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 60 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Pasi të jetë ftohur, priteni në copa dhe spërkateni me sheqer. MC/ReportTv.al zonjaalbana bukevale tradicionale receta te shpejta receta tradite shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.8% Jo! 19.1% Disi! 3.2% Vota total: 5130 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?