Lajme Zone
Britania dhe BE-ja përkujtojnë të zhdukurit në Kosovë: E vërteta dhe drejtësia janë domosdoshmëri
BotëTelegrafi

Britania dhe BE-ja përkujtojnë të zhdukurit në Kosovë: E vërteta dhe drejtësia janë domosdoshmëri

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetjen e tyre për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetjen e tyre për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.Zëvendësambasadorja e Britanisë së Madhe në Kosovë, Agnes Annells, iu bashkua familjeve të personave të zhdukur, ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe partnerëve ndërkombëtarë në ceremoninë përkujtimore. Në një mesazh të publikuar nga Ambasada Britanike, u theksua se Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqishëm një qasje ndaj trashëgimisë së luftës që vendos viktimat në qendër.“Kjo duhet të kërkojë të vërtetën, të ruajë dinjitetin dhe të sigurojë përkujtimin për të gjithë ata që janë prekur”, thuhet në deklaratë.Ambasada britanike theksoi se qëndrimi pranë familjeve të personave të zhdukur është i rëndësishëm, pasi ato prej vitesh vazhdojnë të përballen me dhimbjen dhe pasigurinë për fatin e të afërmve të tyre.Edhe Bashkimi Evropian në Kosovë ka shprehur mbështetjen për familjet e të zhdukurve.I Ngarkuari me Punë i BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda, iu bashkua Haxhiut dhe Kurtit në homazhet për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998–1999.“E vërteta dhe drejtësia për personat e zhdukur janë domosdoshmëri”, thuhet në mesazhin e BE-së.Britania e Madhe dhe BE-ja kanë vlerësuar gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për kërkimin dhe gjetjen e personave të zhdukur, duke nënvizuar se çështja mbetet e rëndësishme për familjet dhe komunitetet në Kosovë. /Telegrafi/