Lajme Zone
Botërori 2026/ Gjuajtjet në portë dhe kartonët e kuq, Argjentina e mbyll me rekorde negative! Scaloni: Do largohem nga kombëtarja
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Botërori 2026/ Gjuajtjet në portë dhe kartonët e kuq, Argjentina e mbyll me rekorde negative! Scaloni: Do largohem nga kombëtarja

Për herë të dytë në histori Spanja është kampione e botës. La Roha fitoi trofeun më të lavdishëm në finalen 120 minutëshe kundër Argjentinës me golin e Ferran Torres.

Argjentina u shkurorëzua. Pas 16 vitesh Spanja u rikthye kampione e botës. ‘La Roha’ mposhti 1-0 në finalen e Neë Jersey-t Argjentinën pas 120 minutash. Në ‘MetLife’ iberikët ishin dominues në finale në mbajtjen e topit nga minuta e parë deri në fund, por portieri Dibu Martinez ia bëri të vështirë trofeun më të lavdishëm në botën e futbollit. Ekuilibrat do të prisheshin në minutat e fundit të kohës së rregullt, kur Enzo Fernandez la Argjentinën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të dytë të verdhë. Për rrjedhojë sulmet e Spanjës u shtuan frikshëm në shtesë, ndërsa pas 11 pritjesh vendimtare Dibu Martinez u mposht nga Ferran Torres, i cili do të mbahet mend gjatë në historinë e kësaj kombëtareje. LEXO edhe...Eduard Zaloshnja: Sulmuesit më efikasë që ende luajnë futboll Para golit të Torres Spanjës iu anulua një tjetër i realizuar nga Williams për faull në sulm, por nëse historia e finales do të kishte shkuar ndryshe, ky episod mund të përflitej për shumë vite. Në fund pati festë të jashtëzakonshme te Spanja dhe zhgënjim të madh te Argjentina, që u bë kombëtarja e parë që e mbyll me 3 kartonë të kuq Botërorin si dhe me zero gjuajtje pas 90 minutash në portën e kundërshtarit. Këtë rekord e mbante po Argjentina në finalen e 1990 kundër Gjermanisë Perëndimore. Padyshim që momenti më prekës ishin lotët e Messi-t, i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë më në Botëror. Me lot në sy edhe trajneri Lionel Scaloni njoftoi se do të largohet nga Argjentina në muajin dhjetor. Te Spanja ndërkohë trajneri De La Fuente tha se ‘ndjehet jashtëzakonisht i lumtur dhe krenarë që drejton këta djem të talentuar’. Sakaq heroi i ri i Spanjës, Ferran Torres tha se ‘gjatë lojës është e pamundur të mos jesh nervoz kur ke Messi-n përballë, por në fund ia arritëm të shkruanim historinë’. Pas trofeut të Botërorit dhe unazat me vlerë rreth 130 mijë dollarë Rodri mori edhe ‘Topin e Artë’ të kompeticionit, portieri Unai Simon u shpall ‘Doreza e Artë’, ndërsa Pau Cubarsi talenti i ri i Botërorit. ‘Këpuca e Artë’, si golashënues i Botërorit shkoi për Mbappe-n me 10 gola, 2 më shumë se Lionel Messi. Historike edhe arritja e Yamal, i cili u bë adoleshenti i parë në moshën 19-vjeçare që fiton Botërorin dhe Evropianin. Ne.k./ReportTv.al Boterori 2026 Argjentina Spanja Lionel Scaloni Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 68.6% I gabuar 22.5% Nuk e di 8.9% Vota total: 236 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?