Spanjë - Argjentinë do të jetë finalja e madhe e Botërorit 2026, një përballje që ka vëmendjen e gjithë botës së futbollit. Përtej betejës për trofeun, sfida sjell edhe një simbolikë të veçantë, duke bashkuar të kaluarën me të tashmen. Në moshën 39-vjeçare, Lionel Messi vazhdon të jetë protagonist dhe do të udhëheqë Argjentinën në një tjetër finale botërore pasi fituan trofeun në 'Katar 2022'. Përballë tij do të jetë një brez i ri i Spanjës, i mbushur me talente që dikur e kishin idhull pikërisht legjendën argjentinase. LEXO edhe...Messi dhe Yamal, 'fati i shkruar në yje'! Realizohet 'profecia' e një seti fotografik të bërë 19 vite më parë Me afrimin e finales, në rrjetet sociale janë bërë virale disa fotografi të vjetra ku Messi shfaqet pranë futbollistëve që sot janë pjesë e kombëtares spanjolle. Mes tyre spikat imazhi me Lamine Yamal, por nuk mungojnë as fotografitë me Pau Cubarsin, Dani Olmon, Gavin dhe portierin Joan Garcia, si pjesë e akademisë së Barçës. Pamjet kanë ngjallur nostalgji te tifozët, pasi tregojnë se si një brez futbollistësh që u rritën duke admiruar Messin, tashmë do ta kenë përballë në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tyre. Një finale që premton spektakël në fushë dhe një kapitull të ri në historinë e futbollit. Share Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. S.Dh/E.H/ReportTv.al lionel messi Lamine Yamal Joan Garcia Gavi Dani Olmo Pau Cubarsi Argjentina Spanja Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.5% Vota total: 3679 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

