Lajme Zone
Botërori 2026/ Alarm në kampin e Spanjës, Yamal dhe Porro stërviten veçmas para finales
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Botërori 2026/ Alarm në kampin e Spanjës, Yamal dhe Porro stërviten veçmas para finales

Yamal dhe Porro kanë qenë titullarë për Spanjën gjatë këtij Botërori, me stafin që nuk dëshiron t'i ngarkojë pas lodhjes muskulore.

Kombëtarja e Spanjës ka marrë një sinjal alarmi vetëm dy ditë përpara finales së madhe të Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës, pasi Lamine Yamal dhe Pedro Porro nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Shqetësimi më i madh lidhet me Lamine Yamal. Talenti 19-vjeçar u pa gjatë fitores 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinale duke mbajtur kofshën pas një dueli me Kylian Mbappe, çka ngriti dyshime për një problem muskulor. Si masë paraprake, ai mungoi në seancën stërvitore të së enjtes me ekipin. LEXO edhe...Botërori 2026/ Donald Trump do të jetë në stadium, presidenti i Argjentinës refuzon udhëtimin në SHBA: Nuk dua t’i sjell ters ekipit në finale Në të njëjtën situatë ndodhet edhe mbrojtësi i djathtë Pedro Porro, i cili po ashtu po menaxhon disa shqetësime muskulore dhe nuk u bashkua me grupin në stërvitje. Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, konfirmoi se të dy futbollistët po monitorohen nga stafi mjekësor, ndërsa programi i tyre është përshtatur për të shmangur çdo rrezik para finales. Megjithatë, lajmet që vijnë nga kampi spanjoll mbeten inkurajuese. Sipas medieve spanjolle, as Yamal dhe as Porro nuk kanë pësuar dëmtime serioze dhe pritet të jenë gati për sfidën vendimtare kundër Argjentinës. Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës do të zhvillohet të dielën, duke nisur nga ora 21:00. S.Dh/ReportTv.al Luis de la Fuente pedro porro Lamine Yamal Spanja FIFA Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 4907 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?