Lajme Zone
Bojkot dyorësh pas plagosjes së avokatit në Durrës, 21 seanca gjyqësore mbeten pezull
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Bojkot dyorësh pas plagosjes së avokatit në Durrës, 21 seanca gjyqësore mbeten pezull

Bojkoti dy orësh i avokatëve këtë të premte ka ndikuar në veprimtarinë e Gjykatës së Durrësit.

Bojkoti dy orësh i avokatëve këtë të premte ka ndikuar në veprimtarinë e Gjykatës së Durrësit. Burime nga kjo gjykatë bëjnë me dije se gjatë orarit të bojkotit, në seksionin penal ishin planifikuar 7 seanca, të cilat, përjashtuar çështjet me karakter urgjent, janë cenuar nga mungesa e avokatëve.

Ndërkohë, në seksionin civil, në godinën e gjykatës në Shkozet, ishin planifikuar 14 seanca gjatë këtij orari. Në këtë seksion ndikimi ka qenë më i kufizuar, pasi përfaqësimi me avokat nuk është i detyrueshëm dhe palët mund të vijojnë proceset vetë.

Bojkoti u zhvillua në shenjë proteste pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku në Durrës dy ditë më parë në një lokal në shëtitoren bregdetare “Taulantia”. Top Channel