Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, denoncoi nga jashtë burgut "Jordan Misja" atë që e cilësoi si rikthim të masave represive ndaj Ilir Metës. Sipas tij, prej një jave administrata e burgjeve i ka penguar deputetët e Partisë së Lirisë ta takojnë Metën, pavarësisht se, sipas Blushit, ata disponojnë lejet përkatëse, duke e cilësuar këtë një shkelje të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Blushi deklaroi se izolimi i ish-presidentit është një akt hakmarrjeje pas ankimimit të çështjes në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Ai i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, SPAK-ut, Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe institucioneve ndërkombëtare të reagojnë, duke kërkuar zbatimin e ligjit dhe ndërprerjen e masave që, sipas tij, kufizojnë të drejtat e Ilir Metës. LEXO edhe...'Shqipëria digjet, ai freskohet', Blushi akuza Ramës për zjarret: Po i 'hapin rrugën' për resortet e Paketës së Maleve Deklarata e plotë e Blushit Ndodhem para IEVP "Jordan Misja" apo siç njihet, burgu "313", për të denoncuar përsëritjen e shkeljes flagrante jo vetëm të lirive dhe të drejtave të njeriut, por mbi të gjitha të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Të shkeljes flagrante të dy rekomandimeve të dy institucioneve, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që u mundësojnë dhe kërkojnë që deputetët të mos pengohen të takojnë liderin dhe Presidentin e Partisë së Lirisë, Z ilir Meta. Prej një jave, në cilësinë e deputetit të Partisë së Lirisë, që ligji ia mundëson të drejtën për tu takuar pa asnjë lloj kufizimi me zotin Meta dhe me çdo tjetër të paraburgosur, shto dhe faktin që si deputet jam pajisur me një leje të posaçme nga SPAK për takimin me zotin Meta pa asnjë justifikim për të tretën herë radhazi, pa asnjë lloj shkrese, pa asnjë lloj justifikimi, pa asnjë lloj argumenti ligjor, jam penguar nga administrata e burgjeve të takohem me zotin Meta. Rikthimi i masave izoluese është në fakt një urdhër kriminal i drejtpërdrejtë i Edi Ramës që nuk synon asgjë tjetër veçse të ushtrojë presion ndaj zotit Meta, ndaj Partisë së Lirisë, Presidentit i së cilës prej më shumë se 21 muajsh ndodhet në izolim ekstrem pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë penale. Refuzimi i të drejtës ligjore, Kushtetuese të garantuar edhe nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për t'u takuar me zotin Meta nuk është asgjë tjetër veçse tmerri i Edi Ramës nga fuqia elektorale e zotit Ilir Meta, i cili tanimë është rikthyer në masa të ashpra izolimi ekstrem, duke ju mohuar dhe një e drejtë Kushtetuese.Nuk po kërkojmë asnjë privilegj, por kërkojmë zbatimin me rigorozitet të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. I bëj thirrje Ministrit të Drejtësisë, i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, të bëjnë kujdes, të mos zbatojnë urdhërat e verbër të Edi Ramës për të izoluar pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë penale zotin Meta dhe për më tepër për t'i mohuar të drejtat që atij ja garanton ligji, Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Nuk po kërkojmë asnjë privilegj. U bëj thirrje Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët kanë nxjerrë disa raporte dhe disa rekomandime, ku i kërkojnë administratës patronazhiste të burgjeve, t'i japin fund kësaj sjellje kriminale në shkelje të hapur të ligjit, t'i japin fund refuzimit të së drejtës së deputetëve dhe mbi të gjitha edhe zotit Meta për t'u takuar me funksionarë të Partisë së Lirisë. Rikthimi i masave represive, rikthimi i izolimit ekstrem të zotit Meta nuk tregon asgjë tjetër veçse tmerrin, tmerrin e Edi Ramës nga fakti se pas më shumë se 34 viteve, kur janë shtrirë të gjitha hetimet, është zbuluar zero fakt penal kundër tij, është zbuluar zero kundërvajtje administrative ndaj tij dhe jo më kot ai urdhëroi së fundmi edhe gjykatësit e Lanës të miratojnë një rregullore skandaloze, që shkon kundër frymës së Kushtetutës, kundër Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke censuruar dhe duke dënuar tanimë edhe gazetarët për të transmetuar të vërtetën e hetimeve skandaloze, standarteve të hetimit, të cilat janë të njëjta me standartet e rrëmbimit kriminal të zotit Meta. U bëj thirrje trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, u bëj thirrje të gjithë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, të reagojnë me forcë ndaj këtij rasti të përsëritur recidivist, që tregon dhe njëherë se kush ka qenë standarti i hetimeve, se kush është standarti i gjykimit dhe se kush është standarti i izolimit pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë penale të një prej dy liderëve kryesorë të Opozitës, liderit të Partisë së Lirisë, Presidentit të pathyeshëm të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta, të cilin me këto masa represive ky regjim kriminal dhe patronazhist, kjo administratë patronazhiste dhe aspak profesioniste e burgjeve, mendon se do ta lodhë duke i pamundësuar atij të drejtën për t'u takuar me deputetë, për t'u takuar me eurodeputetë dhe për t'u takuar me të gjithë ata të cilët sot disponojnë edhe një leje të veçantë nga SPAK. I bëj thirrje SPAK të reagojë fuqishëm dhe të mos fshihet pas Edi Ramës, të mos fshihet pas Ministrit të Drejtësisë, por të tregojë se është një strukturë e pavarur, që në fakt nuk mund të jetë dhe askush nuk mund të ketë iluzionin se mund të jetë, sepse pikërisht kjo është arsyeja pse jo vetëm zoti Meta izolohet në ekstrem, por edhe procesi gjyqësor ndaj tij bunkerizohet, censurohet në mënyrë që shqiptarët të mos shohin me sytë e tyre standartin kriminal, farsën politike, ato hetime skandaloze që janë bërë ndaj zotit Meta, të cilat nuk kanë prodhuar asgjë, kanë prodhuar thjesht dhe vetëm një dosje bosh, me zero fakt penal, me zero kundërvajtje administrative, me zero qindarkë të paligjshme, me zero metër katrorë të paligjshëm të sekuestruar. I bëj thirrje dhe njëherë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Ministrit të Drejtësisë, ti japin fund shkeljes me dashje tanimë të ligjit, t'i japim fund shkeljes së lirive dhe të drejtave të njeriut që po i bëjnë me qëllim zotit Meta dhe jo më kot pikërisht tani kur çështja po merr udhë për në Gjykatën e Strasburgut, ku triumfi i zotit Meta do të jetë i padiskutueshëm. Asnjë represion, asnjë shantazh, asnjë kërcënim nuk do të mund të thyejë dot Presidentin e Partisë së Lirisë zotin Ilir Meta, nuk do të thyejë dot Partinë e Lirisë. U bëj thirrje edhe njëherë institucioneve të Bashkimit Europian, të gjithë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, Departamentit të Shtetit, të gjithë institucioneve në Shqipëri, në veçanti përsëris thirrjen për Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, të reagojnë fuqishëm ndaj kësaj shkelje skandaloze, kriminale që bëhet thjesht dhe vetëm me urdhër të Edi Ramës ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut, ndaj zotit Meta dhe deputetëve. Nuk po kërkojmë asnjë privilegj. Po kërkojmë të zbatohet ligji. Po rikthimi i këtij izolimi ekstrem pa asnjë shkak, duke përdorur si pretekst një letër publike që zoti Meta ia dërgoi Ministrit të Drejtësisë, ia dërgoi drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ia dërgoi SPAK-ut në lidhje me faktin skandaloz të përgjimit edhe të bisedave të tij në ambientet e IEVP-së, me avokatin nuk mund të jetë kurrë një pretekst për të rikthyer këto masa represive dhe kriminale, janë në fakt edhe standartet e hetimit, janë gjithashtu standartet e gjykimit dhe këtë e vërteton më së miri edhe ashtuquajtura rregullore Bani, janë dhe këto standarte të izolimit. Po bëhen gati dy vite që zoti Meta ndodhet në izolim ekstrem, po bëhen gati dy vite që e mbajnë padrejtësisht në shkelje të hapur të ligjit dhe të Kushtetutës në izolim ekstrem, kur vetë dosja, e ashtuquajtura dosje kundër tij nuk ka qoftë edhe një kundërvajtje administrative për të vërtetuar ato akuza qesharake monstruoze që janë urdhëruar nga Charles McGonigal dhe Edi Rama dhe u konkretizuan në akuzë nga një institucion i cili dita ditës po dëshmon se është një institucion i kapur si SPAK-u, i cili edhe këtë herë duhet të reagojë fuqishëm ndaj shkeljes flagrante të ligjit që po bëjnë me dashje administrata e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve" U.D/ReportTv.al tedi blushi Partia e Lirise Jordan Misja Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.5% Keq 32.7% Nuk e di 12.8% Vota total: 1098 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
