Më 22 gusht oqeanet e botës ishin më të ngrohta se kurrë më parë, që ngafillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të BE-së Copernicus temperatura mesatare globale e sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve arriti në 21,1 gradë Celsius. Studiuesit e klimës u habitën veçanërisht nga koha e këtij rekordi. Zakonishttemperaturat e deteve dhe oqeaneve në mbarë botën janë më të larta në muajt mars dhe prill, pra pas verës në hemisferën jugore. Rekordi i mëparshëm prej 21,09 gradësh ishte regjistruar në mars të vitit 2024. LEXO edhe...Evropa në alarm, të paktën 35 mijë vdekje nga i nxehti! Kryeson Gjermania, Franca dhe Spanja Vlera e re rekord vjen pas një sërë rekordesh mujore dhe vlerash pothuajse rekord, që janë matur gjatë këtij viti. Emetimet e CO₂ dhe El Niño si shkaqet kryesore Sipas Stefan Rahmstorf nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimeve Klimatike, rekordi i ri është kryesisht pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë, veçanërisht nga djegia e naftës, gazit natyror dhe e qymyrit. Temperaturat po rriten edhe më tej për shkak të fenomenit klimatik El Niño në Oqeanin Paqësor, i cili shfaqet çdo disa vjet dhe shkakton temperatura veçanërisht të larta në atë rajonet tropikale, shpjegoi Samantha Burgess, drejtuese strategjike për klimën në Copernicus. Rekordi i ri i temperaturave është një tjetër shenjë se oqeanet po janë gjithnjë e më shumë nën presion. Me rritjen e temperaturave në det dhe oqeane, shtohen edhe rreziqet për banorët e zonave bregdetare dhe ekosistemet. Sipas Rahmstorf një nga pasojat është shkatërrimi i koraleve në mbarë botën, i cili konsiderohet një pikë kritike klimatike. Për këtë rrezik, shkenca ka paralajmëruar prej vitesh. Rreziku nga reshjet e dendura dhe stuhitë po rritet Sipas Copernicus temperaturat më të larta të detit rrisin gjithashtu rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit. Një oqean më i ngrohtë çliron më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë, gjë që mund të shkaktojë reshje më të dendura dhe stuhi më të fuqishme. Po ashtu ai mund ta thithë CO₂-në nga atmosfera në mënyrë më pak efikase, duke dobësuar kështu një nga mekanizmat më të rëndësishëm natyrorë mbrojtës kundër ndryshimeve klimatike./ DW R.Xh/ReportTv.al oqean i nxehti temperatura te larta ngrohja globale Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.5% Keq 32.7% Nuk e di 12.8% Vota total: 1098 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
