Janë të famshmet 24 penalltitë e Rio Ave - Milan, 18 penalltitë e Juventus - Napoli në finalen e Superkupës së Italisë 2014, madje edhe 62 penallti në një përballje historike në Korenë e Jugut mes Yongin Taesung dhe Cheongju Daesung. Por tani vjen edhe një histori më e fundit. Në raundin e parë të Kupës së Italisë Serie D, përballja mes Sarneses dhe Ebolitana Calcio e të hënës përfi pas një maratone të jashtëzakonshme të gjuajtjeve të penalltive. Për të përcaktuar fituesin u deshën plot 42 penallti. LEXO edhe...Fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, premtimi i Islam Dudaev: Shihemi në Botëror, Shqipëria është shtëpia ime Tashmë kemi një ndeshje futbolli amator në Itali që përfi 21-20. Në fakt, ndeshja ishte e qetë, pa shumë emocione dhe praktikisht e zbehtë deri në minutën e 78-të, kur Ebolitana Calcio kaloi në avantazh me golin e D’Angelos. Sarnese barazoi në minutën e 95-të me Foggian. Nga ai moment, stadiumi 'Squitieri' u kthye në skenën e një serie të pafund penalltish, të cilat në një moment dukej sikur nuk do të mbaronin kurrë dhe që zgjatën 47 minuta. Pas një gabimi nga secila skuadër në pesë gjuajtjet e para, askush nuk gaboi më. Futbollistët u shndërruan në ekzekutues të përsosur, duke përfshirë edhe dy portierët, të cilët treguan qetësi të jashtëzakonshme kur u erdhi radha të gjuanin. Të dyja skuadrat i përdorën të 11 lojtarët nga pika e bardhë dy herë. Momenti vendimtar erdhi kur portieri i Sarneses, Iuliano, priti gjuajtjen e portierit kundërshtar Puca. Ishte penalltia e 41-të. Në gjuajtjen pasuese, sulmuesi Odendo shënoi dhe i dha fund maratonës, duke eliminuar Ebolitanën. Në raundin tjetër kaloi skuadra e drejtuar nga Pasquale Schiattarella, ish-lojtar i SPAL, Beneventos dhe Parmës. Seritë më të gjata të penalltive - Nëse hapim hartën e botës dhe librat e rekordeve, gjejmë shumë histori për seritë më të gjata të penalltive në historinë e futbollit. Përveç 62 penalltive të ekzekutuara në Korenë e Jugut dhe përballjes historike Rio Ave - Milan në kualifikueset e Europa League 2020, ku u gjuajtën 24 penallti, ekziston edhe një ndeshje e Kupës së Republikës Çeke në vitin 2016. Në atë rast, Batov mposhti Frystak 25-24, pas plot 52 gjuajtjesh nga pika e bardhë. Edhe më ekzotike është përballja mes Kk Palace dhe Civics, e vlefshme për Kupën e Namibisë, ku pas përfundimit të kohës së rregullt u ekzekutuan 48 penallti. A ju kujtohet Nikopolidis? Portieri grek me flokë të thinjura, kampion i Evropës në vitin 2004, i cili në vitin 2009 i dha Olympiacosit Kupën e Greqisë kundër AEK-ut, duke shënuar penalltinë e 17-të. Në total, në atë seri u ekzekutuan 34 penallti. S.Dh/ReportTv.al Sarnese Ebolitana Calcio kupa e italise itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.5% Keq 32.7% Nuk e di 12.8% Vota total: 1098 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

