Lajme Zone
'Blerja e tokave në Zvërnec' rriti investimet e huaja me 86%, BSH: Në 6 muaj të huajt investuan në Shqipëri 1.1 miliardë euro!
EkonomiReport TV

'Blerja e tokave në Zvërnec' rriti investimet e huaja me 86%, BSH: Në 6 muaj të huajt investuan në Shqipëri 1.1 miliardë euro!

Tremujori i dytë i vitit ka regjistruar një rritje të fortë të investimeve të huaja direkte. Afro 741 milionë euro është fluksi i investimeve direkte në muajt prill, maj dhe qershor thotë Banka e Shqipërisë me një rritje prej 86%, ose 398 milionë euro më shumë se një të njëjtin tremujor vjet. Gjithë këtë rritje Banka e Shqipërisë ja atribuon një ‘projekti madhor’ në pasuri të patundshme por pa zbu

Tremujori i dytë i vitit ka regjistruar një rritje të fortë të investimeve të huaja direkte. Afro 741 milionë euro është fluksi i investimeve direkte në muajt prill, maj dhe qershor thotë Banka e Shqipërisë me një rritje prej 86%, ose 398 milionë euro më shumë se një të njëjtin tremujor vjet. Gjithë këtë rritje Banka e Shqipërisë ja atribuon një ‘projekti madhor’ në pasuri të patundshme por pa zbuluar se për cilin bëhet fjalë. LEXO edhe...RAPORTI/ Turistët shpenzuan në Shqipëri 2.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit! “Kjo rritje u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë. Por kjo periudhë kohore koicidon me pagesat për projektin e Zvërnecit. Një transfertë prej 195 milionë dollarësh u bë në fund të majit 2026 për llogari të pronarëve shqiptarë të tokës, ku parashikohet të ndërtohet resorti luksoz turistik. Ndërsa si periudhë 6-mujore investimet e huaja direkte kanë kaluar shifrën e 1.1 miliardë euro, nga 759 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë. Në vitet e fundit fokusi i investitorëve është i përqendruar kryesisht në pasuritë e patundshme, të cilat kanë marrë 30% deri në 40% të investimeve të huaja. Për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, Shqipëria është ende një treg me leverdi për të huajt, pasi çmimet e pronave për ata janë të përballueshme. Por tregu real-estate është edhe më i lakuari për pastrimin e parave. INVESTIMET E HUAJA DIREKTEJanar-Qershor 2025 759 mln euroJanar-Qershor 2026 1.144 mln euroDiferenca + 385 mln euro R.Xh/ReportTv.al zvernec ekonomi ekonomia shqiptare investimet e huaja toka banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 3912 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?