Lajme Zone
Furnizimi me gaz/ Shqipëria nënshkruan marrëveshje me kompaninë amerikane, pritet ndërtimi në bregdet i një terminali me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Furnizimi me gaz/ Shqipëria nënshkruan marrëveshje me kompaninë amerikane, pritet ndërtimi në bregdet i një terminali me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit

Në korrik të vitit 2026, Departamenti amerikan i Energjisë autorizoi Argent LNG-në të eksportojë LNG nga terminali i saj i propozuar në Port Fourchon, Luiziana, drejt vendeve që kanë marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.

Zhvilluesi amerikan i projekteve të gazit natyror të lëngshëm, me seli në Luiziana, Argent LNG, njoftoi të mërkurën se e ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për ta vlerësuar zhvillimin e një terminali të rigazifikimit në shkallë të gjerë në bregdetin shqiptar, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit. Terminali mund të lidhet me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), Gazsjellësin e propozuar Jon-Adriatik (IAP) dhe korridorin e gazit Fier-Vlorë. LEXO edhe...Asgjësohet në Kroaci një sasi me speca të kuq me pesticide, ishin importuar nga Shqipëria Argent LNG tha se financimi mund të përfshijë Agjencinë Amerikane për Tregti dhe Zhvillim (USTDA), Korporatën Amerikane të Financimit Ndërkombëtar për Zhvillim (DFC) dhe Bankën Amerikane të Eksport-Importit (EXIM Bank). Në korrik të vitit 2026, Departamenti amerikan i Energjisë autorizoi Argent LNG-në të eksportojë LNG nga terminali i saj i propozuar në Port Fourchon, Luiziana, drejt vendeve që kanë marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara. Mësohet se projekti parashikohet të jetë pjesë e një arkitekture më të gjerë rajonale, për të forcuar qëndrueshmërinë energjetike të Evropës dhe Ukrainës. R.Xh/ReportTv.al tap Argent LNG LNG shqiperia Gazi natyror Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4025 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?