Lajme Zone
BotëReport TV

25-vjetori i sulmit të 11 shtatorit/ Një dritë për çdo viktimë, spektakël me 2,977 dronë në New York! Marrin formën e Kullave Binjake (VIDEO)


Dronën u ngritën mbi port përpara se të bashkoheshin duke formuar siluetën e Kullave Binjake në përmasat e tyre reale.

Një shfaqje me dronë ndriçoi qiellin mbi portin e New York-ut të mërkurën në mbrëmje, si një homazh për të shënuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Vepra artistike, e titulluar “2,977 Drita mbi Portin e New York-ut”, përfshiu 2,977 dronë, nga një për secilën viktimë që humbi jetën në sulmet e 11 shtatorit. Dronën u ngritën mbi port përpara se të bashkoheshin duke formuar siluetën e Kullave Binjake në përmasat e tyre reale. LEXO edhe...Kullat Binjake, fiksimi i vjetër i Bin Ladenit: Sulmi i parë në 1993, 4 'pilotët' e stërvitur në SHBA dhe 15 kamikazët, ja si e përgatiti Al Qaeda sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001 Sipas organizatorëve, instalacioni artistik përkujtimor publik u zhvillua në bashkëpunim me pjesëtarë të komunitetit të 11 shtatorit, përfshirë familjarë të viktimave, të mbijetuar dhe pjesëtarë të ekipeve të para të ndërhyrjes. Projekti u prezantua përpara ceremonisë përkujtimore të së premtes dhe u zhvillua si një aktivitet publik falas, i përqendruar te reflektimi dhe uniteti. P.J/E.H/ReportTv.al SHBA sulmet e 11 shtatorit New York Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4026 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?