Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe kryeministri i Norvegjisë, kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Kjo telefonatë është zhvilluar me qëllim për të diskutuar zhvillimet e fundit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
Vendet skandinave synojnë që t’i japin fund luftës së egër në Ukrainë. Liderët e vendeve vikinge kanë për qëllim të avancojnë përpjekjet diplomatike me Kremlinin për të sjellë paqe dhe stabilitet në Europë.
Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se mesazhi i telefonatës ishte që t’i përcilleshin mesazhe të qarta Putin-it. “Lufta ka kosto të jashtëzakonshme njerëzore dhe materiale. Vuajtjet dhe shkatërrimet do të ndikojnë te brezat e ardhshëm. Gjatë telefonatës, theksuam rëndësinë e uljes së përshkallëzimit. Qëllimi i telefonatës ishte t’i përcilleshin drejtpërdrejt presidentit Putin mesazhe lidhur me negociatat e ardhshme, me synimin për të ndihmuar në përfundimin e luftës”, sipas "The Guardian"./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

