Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 12 persona të arrestuar në protestat studentore në Tiranë. Sipas raportimeve, arrestimi i tyre është cilësuar i ligjshëm, ndërsa gjykata ju ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, bëhet me dije se seanca gjyqësore për 10 protestues të tjerë është ende në zhvillim, ku po ashtu pritet të shqyrtohen kërkesat për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masave të sigurisë.
Kujtojmë se sot mbahet protesta e 15-të studentore në kryeqytet. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

