Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Beteja me flakët/ 10 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje! Në fshatin Gojan i Madh të Pukës flakët i afrohen banesave (VIDEO)


10 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend. Dy zjarre në zonën e Mirditës kanë bërë që katër familje të evakuohen. Ndërhyrjet ajrore janë përqendruar në Dukat të Vlorës. Në Pukë, situata paraqitet kaotike në fshatin Gojan i Madh, në lagjen Pepaj.

16 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Problematike mbeten dy vatra zjarri në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë, si dhe vatrat e zjarrit në fshatin Gojan të Madh të Pukës. Në fshatin Gojan i Madh të Pukës, situata paraqitet mjaft problematike, pasi flakët i janë afruar zonave të banuara në lagjen Pepaj. Ka nisur evakuimi i banorëve, ndërkohë që në mungesë të ndërhyrjes me helikopter, duket e pamundur shuarja e zjarrit. Në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë, flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë. Deri tani janë evakuuar 4 familje, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe pritet që, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera. LEXO EDHE:Vrasja e turistit portugez, reagon ‘Principote’ Mykonos: S’kemi asnjë lidhje me beach-barin në Ksamil, ata kanë përdorur në mënyrë të paligjshme emrin tonë! Ndërkohë ndërhyrjet ajrore janë përqendruar në Dukat të Vlorës. Zjarri ka nisur mbrëmë në zonën e Shatës dhe është zgjeruar gjatë natës drejt malit. Sot kanë mbërritur 2 avionë Air Tractor. Aktualisht s’ka rrezik për banesa. Në Dajt të Tiranës është riaktivizuar vatra, por pa rrezik për zonat e banuara. Zjarrfikës, forca ushtarake dhe 2 helikopterë, po punojnë për izolimin e plotë. Në vatrat e tjera vijon ndërhyrja dhe monitorimi nga strukturat vendore dhe operacionale Në mbështetje të operacioneve për fikjen e zjarreve janë angazhuar 240 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore. lajm ne perditesim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:27 Pukë/ Zjarri në fshatin Gojan i Madh i afrohet banesave, situatë kaotike në lagjen Pepaj! Evakuohen banorët Situatë kaotike në lagjen Pepaj të fshatit Gojan i Madh të Pukës. Flakët kanë hyrë në fshat në lagjen Pepaj. Situata është mjaft problematike, pasi zjarri është i përmasave mjaft të mëdha.Banorët janë evakuuar, ndërkohë që duket e pamundur çdo përpjekje për shuarjen e flakëve, pasi nuk ka as helikopter që të punojë nga ajri për izolimin e vatrës së zjarrit. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 14:52 Mirditë/ Aktivizohen dy vatra zjarri në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit! Evakuohen 4 familje (VIDEO) Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.Deri tani janë evakuuar 4 familje, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 14:19 Zjarr pranë banesave në Derstil të Elbasanit, flakët rrezikojnë shtëpinë e një të moshuare dhe një biznes (VIDEO) Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, në Elbasan, duke rrezikuar një banesë ku në ato momente ndodhej një e moshuar, si dhe një biznes pranë zonës.Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer pranë një grumbulli mbetjesh dhe më pas është përhapur me shpejtësi.Fillimisht për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:44 Tre vatra zjarri në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos, dyshohen të qëllimshme (VIDEO) Tre vatra zjarri u aktivizuan këtë të premte në masivin pyjor me dushqe në lagjen "Grege" të fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit.Sipas dëshmitarëve të tre zjarret janë ndezur shumë pranë në kohë me njëri - tjetrin, duke bërë që të lindin dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.Mungesa e një rruge në këtë zonë ka bërë që automjeti zjarrfikës të mos shkoj pranë vatrave të zjarrit.Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:57 Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO) Një betejë e vështirë me flakët u zhvillua gjatë natës që lamë pas në 3 zona të vendit. Pamjet e publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tregojnë zjarrfikësit në terrene të thepisura në Milot të Kurbinit, teksa luftojnë disa vatra zjarri njëkohësisht. Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Gojani i Pukës, ku helikopterët zjarrfikës furnizohen me ujë dhe më pas ndërhyjnë mbi masivin e përfshirë nga zjarri. Në Dukat, ndërkohë, avioni zjarrfikës vijon operacionin nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, ministri ka dhënë edhe një përditësim të situatës, duke bërë të ditur se gjatë natës efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.Sipas ministrit, sot në terren janë angazhuar 252 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete dhe kapacitete ajrore."Forcat e Armatosura, të angazhuar intensivisht dhe krah komuniteteve në përballimin e situatave të zjarreve. Gjatë natës që lamë pas, efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore. Sot, 252 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, me mjete dhe kapacitete ajrore. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 10:18 Pukë/ Përmirësohet situata në zonën pyjore, vatra problematike mbetet ajo në Gojan (VIDEO) Zjarri në zonën e pyllëzuar të Pukës është përmirësuar për shkak të qetësimit të erës.Ndërkohë problematike mbetet vatra në në fshatin Gojan i vogel njesia administrative Gjegjan dhe Prozhem njësia administrative Rrapë. Të angazhuar janë 40 forca zjarrfikese nga Puka e Fushë-Arrëzi, 40 punonjës te bashkisë, 6 punonjës të shërbimit pyjorë si dhe banorë të Gojanit të Vogël. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Dukat puke Shkoder Vlore zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5523 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?