Lajme Zone
Berisha njofton protestë kombëtare, ja kur do mbahet tubimi
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha njofton protestë kombëtare, ja kur do mbahet tubimi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare në ditën kur në Kuvend pritet të diskutohet reforma territoriale. Përmes një videoje të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen dhe t’i bashkohen protestës. Ai e ka cilësuar tubimin e ardhshëm si protestën më të fuqishme kombëtare dhe ka kërkuar angazhi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare në ditën kur në Kuvend pritet të diskutohet reforma territoriale. Përmes një videoje të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen dhe t’i bashkohen protestës.

Ai e ka cilësuar tubimin e ardhshëm si protestën më të fuqishme kombëtare dhe ka kërkuar angazhim të gjerë të qytetarëve.

“Miq, ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi, ditën e diskutimit në Parlament të reformës territoriale”, shprehet Berisha në videon e publikuar.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me orarin dhe vendin ku pritet të zhvillohet protesta. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm