Lajme Zone
Berisha nga Elbasani: Do shtojmë të paktën 40 bashki, do t’i japim përgjigjen përfundimtare këtij regjimi
PolitikëEuronews Albania

Berisha nga Elbasani: Do shtojmë të paktën 40 bashki, do t’i japim përgjigjen përfundimtare këtij regjimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja në Elbasan këtë të premte ka kritikuar reformën territoriale, duke e akuzuar mazhorancën se po vepron vetëm për interesat e pushtetit të saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja në Elbasan këtë të premte ka kritikuar reformën territoriale, duke e akuzuar mazhorancën se po vepron vetëm për interesat e pushtetit të saj. Berisha deklaroi se në vend që të korrigjohen gabimet e mëparshme, po tentohet heqja e 15 bashkive të tjera, tri prej të cilave ndodhen në qarkun e Elbasanit, ndërsa prezantoi planin e opozitës, duke thënë se ajo do të shtojë të paktën edhe 40 bashki. “Nuk kanë asnjë interes qytetarët për të shtënë Shqipërinë të tërën në dorë në reformën territoriale, në vend se të korrigjohen gabimet shumë të mëdha që u bënë, po thellohen më tej duke hequr edhe 15 bashki të tjera, në qarkun e Elbasanit 3 bashki të cilat janë absolutisht funksionale, të suksesshme në interes të qytetarëve. Pra, nuk kanë interes tjetër, përveç pushtetit të tyre. Ne kemi një projekt. Projekti ynë është publik. Ne jo që nuk heqim bashki, por ne shtojmë të paktën edhe 40 bashki, dhe këtu në qarkun e Elbasanit dhe në çdo qark të Shqipërisë, në mënyrë që qytetarët të jenë sa më afër pushtetit. Duke përfunduar, u bëj thirrje ju, u bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë, të vendosur dhe me guxim t’i japim përgjigjen përfundimtare këtij regjimi që s’meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë. Asgjë, asgjë s’do të ndalojë dot opozitën shqiptare, Partinë Demokratike, pa përmbysur këtë diktaturë që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.