Lajme Zone
Berisha me diasporën në SHBA: Shpopullimi, ekonomia dhe krimi i organizuar, sfidat kryesore të Shqipërisë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha me diasporën në SHBA: Shpopullimi, ekonomia dhe krimi i organizuar, sfidat kryesore të Shqipërisë

Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në SHBA, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria. Berisha tha se mbi 46% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai e lidhi këtë fenomen me atë që e quajti “regjim të drogës” dhe me ndikimin e parave të nar

Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në SHBA, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria. Berisha tha se mbi 46% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai e lidhi këtë fenomen me atë që e quajti “regjim të drogës” dhe me ndikimin e parave të narkotikëve në ekonomi dhe institucione.

“Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit”, tha ai.

Berisha e cilësoi situatën në vend si “ndër më të rëndat” në historinë e Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht te emigracioni masiv.

“Në 10 vjet, nga ajo e keqe e madhe që i ka rënë vendit, mbi 46% e shqiptarëve nuk janë më në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, largimi i popullsisë po shoqërohet me pasoja të rënda demografike dhe ekonomike. Ai solli si shembull edhe zonat e thella të vendit, ku mungojnë banorët dhe punëtorët shqiptarë, ndërsa po shtohet prania e punëtorëve të huaj.

Berisha akuzoi qeverinë se ka lejuar krijimin e një sistemi të lidhur me krimin e organizuar dhe narkotikët. Duke folur për zgjedhjet, ai tha se Shqipëria ndodhet përballë një sistemi, ku krimi dhe korrupsion nuk lejojnë rotacionin.

“Vendos ministrat, vendos drejtorët e policive, vendos zyrtarët, vendos zgjedhjet. Një nga përfaqësuesit më të shquar të Parlamentit Evropian, që kryesoi ekipin e deputetëve evropianë në vëzhgimin e zgjedhjeve, u tha në parlament kolegëve të tij se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Dhe e vërteta është që kjo diktaturë një lloj si e para, zgjedhjet i ka farsë”, tha Berisha i cili i beri thirrje diaspores qe te denoncojne tek institucionet e tyre lidhjet mes krimit të organizuar dhe pushtetit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm