Në 2021, Edi Rama i dha leje resorti 62 mijë m² kompanisë 'Delta' të Luan Muçës; një vit më vonë, i dha leje të tjera kompanisë 'Regina Group' të Vasil Bedinajt, në të njëjtin truall. Mbivendosja e lejeve çoi në përleshjen e armatosur të 3 shtatorit, ndërsa Rama i kishte premtuar zgjidhje që në prill 2026, por nuk veproi... Përleshjen mes grupeve të dy biznesmenëve, Vasil Bedinaj e Luan Muça, për tokën në Palasë-Radhimë, mediat pranë qeverisë, policia e Vlorës dhe vetë biznesmeni Vasil Bedinaj e servirën si akt krimi me vendosje gjobe 5 milionë euro nga Luan Muça.
Edhe kryeministri Edi Rama e serviri përleshjen si "konflikt banditësh" pa lidhje me institucionet, duke deklaruar se sipërfaqja e tokës së investimit do të shpronësohet nga shteti dhe do të kthehet në plantacion me ullinj dhe qendër prodhimi vaji e panair.
Por shkaku i vetëm i konfliktit janë lejet e ndërtimit që Edi Rama i dha më vonë biznesmenit Vasil Bedinaj, duke cënuar hartën e lejeve që më parë i kishte dhënë biznesmenit Luan Muça.
"Pamfleti" po publikon dokumentet zyrtare të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Komitetit të Investimeve Strategjike, që vërtetojnë vendimet e lejeve me mbivendosje të dhëna nga Edi Rama.
Dy lejet e ndërtimit për resortin e kompanisë "Delta"
Vendimi i parë Më datë 4 shkurt 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike me Vendim Nr. 15/6, të firmosur nga Edi Rama, i dha kompanisë "Delta" të biznesmenit Luan Muça leje ndërtimi për investimin "Delta Falaise Resort&Village" me status "Investim strategjik". Ky projekt parashikon realizimin e investimit në sektorin e turizmit me sipërfaqe 62 mijë e 832 m², si fazë e parë e projektit të resortit, në vlerë investimi 51 milionë e 267 mijë euro; në tokë të cilën investitori Muça deklaron se e ka blerë.
Vendimi i dytë
Pesë muaj pas lejes së parë, konkretisht më 15 korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike me Vendim Nr. 15/13, të firmosur nga Edi Rama, i dha përsëri kompanisë "Delta" leje ndërtimi për zhvillimin e 4 fazave të tjera të resortit "Delta Falaise Resort&Village".
Kjo leje ndërtimi përfshin investimin në sipërfaqe tjetër totale 257 mijë e 989 m²; nga të cilat, 26 mijë m² janë pronë private, ndërsa 231 mijë e 989 m² pretendohet të jenë pronë shtetërore, të dhëna si investitor strategjik, me projekt total në vlerë investimi 155 milionë euro.
Vendime mbivendosje, të dhëna pas 1 viti kompanisë "Regina Group"
Vendimi i parë Më datë 16 mars 2022, Këshilli Kombëtar i Territorit me Vendim Nr. 29 të firmosur nga Edi Rama, i ka dhënë leje ndërtimi me kusht kompanisë "Regina Group-Construction" të Vasil Bedinajt, për kompleks hotelerie dhe rezidencë për shërbime turistike me 4 kate mbitokë, 1 kat nëntokë, pishina e tarracë të shfrytëzueshme në Radhimë. Sipërfaqja e përgjithshme e truallit është 3800 m² sipërfaqe e përgjithshme e ndërtimit mbi tokë, por konflikti zbuloi se gjurma e projektit prek me mbivendosje sipërfaqet e tokës në të cilat kryeministri Edi Rama i ka dhënë leje për resort kompanisë "Delta".
Vendimi i dytë
Përsëri brenda datës 16 mars 2022, Këshilli Kombëtar i Territorit me Vendim Nr. 30 të firmosur nga Edi Rama, i ka dhënë leje ndërtimi me kusht kompanisë "Regina Group-Construction", për resort me hotele, apartamente e shërbime turistike me 4-5 kate mbi tokë, 1 kat nëntokë, me pishina, tarraca të shfrytëzueshme e mur rrethues në Radhimë. Toka në të cilën do të ndërtohet resorti është me sipërfaqe totale 9815 m², e ndarë në 9 pasuri pranë bregut të detit, por që dhe kjo leje ndërtimi është mbivendosje që prek sipërfaqe të projektit të resortit që do të ndërtojë kompania "Delta".
Kryeministri Edi Rama e dinte konfliktin dhe u premtoi zgjidhje, por i la në vetëgjyqësi
Pra, Edi Rama, 1 vit pasi i dha leje ndërtimi kompanisë "Delta", i dha leje ndërtimi dhe "Regina Group Construction", me ndërhyrje mbivendosje projektesh për 2 komplekse turistike.
Konflikti mes biznesmenëve Bedinaj-Muça ka nisur më herët dhe është tensionuar në muajin janar 2026, por i ka mbajtur në ujëra të qeta kryeministri Edi Rama, me premtimin se do ta zgjidhte çështjen e përkatësisë së tokave dhe mbivendosjeve.
Këtë tregon dhe fakti që në Pikën nr. 52 të rendit të ditës të mbledhjes së datës 17 prill 2026 të Këshillit Kombëtar të Territorit, kryeministri Edi Rama futi për trajtim çështjen e konfliktit të tokës mes dy biznesmenëve, me këtë objekt: "Rishikim të kushteve të lejes për kompleksin turistik në Radhimë, dhënë kompanisë 'Regina Group-Construction'."
Por çështja nuk u trajtua në atë mbledhje dhe Edi Rama nuk përgjigjej, deri më 3 shtator 2026, kur dy biznesmenët bënë vetëgjyqësi, për shkak të aferave të Kadastrës dhe dallavereve të kryeministrit Edi Rama me tokat dhe lejet e ndërtimit./Pamfletimuça bedinaj përplasja 16 mbi1 delta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Pallat në emër të gruas te 'Kodra e Diellit' dhe pasuri të fshehta mijëra euro, lidhja e Petrit Vasilit me kompaninë që i dha miliona kur ishte ministër Shëndetësie 6 Shtator 2026, 12:5012:50Anti-Mafia Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit 5 Shtator 2026, 12:0012:00Anti-Mafia Gysi hyri në burg dhe la litarin jashtë/ Si Agasi dhe Goxhobelli tjetërsuan tokën shtetërore dhe ndezën përplasjen në Vlorë 4 Shtator 2026, 11:5911:59Anti-Mafia Dosja e Gjuhadolit: Ekspertiza false dhe presioni i Blendi Gonxhes mbi specialistët që mbrojtën veprën e Idromenos 2 Shtator 2026, 15:2115:21Anti-Mafia Si e dorëzoi Edi Rama në SPAK Ergys Agasin e AKSH-it, dhe pse e mban fort Engjëll Agaçin e klanit “Aruba” 1 Shtator 2026, 13:1413:14Anti-Mafia Dokumenti/ Drejtoresha Eni Vasili i kërkon qeverisë nga plazhi, 19.5 milionë euro shtesë fondi për RTSH-në 1 Shtator 2026, 11:3611:36Anti-Mafia

