Pamje nga vendi i ngjarjes Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 05:20 në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete. H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Në aksident u përfshinë më pas edhe tre mjete të tjera, ndërsa pesë pasagjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e goditjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera. Dy prej tyre drejtoheshin nga shtetasit G. L., 59 vjeç, dhe J. I., 34 vjeç.
Në mjetet e përfshira ndodheshin edhe pesë pasagjerë, të cilët, sipas Policisë, janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira, është larguar nga vendi i aksidentit. Ajo është shoqëruar më pas nga Policia për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Më pas, në aksident janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes."-njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Kjo është ngjarja e dytë tragjike për sot. Në orët e para të mëngjesit, ndodhi një tjetër aksident me vdekje në Levan-Tepelenë ku humbi jetën një 55-vjeçar.aksident fatal në durrës-tiranë 5 automjete humb jetën Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Plagoset 26-vjeçari në Tiranë, policia identifikon autorin; zbardhen emrat 7 Shtator 2026, 07:3507:35Kronike Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën një prej shoferëve; plagosen 5 persona 7 Shtator 2026, 07:2507:25Kronike Atentat në Athinë, plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar shqiptar 7 Shtator 2026, 07:1807:18Kronike Gjykata liron ‘qitësin’ e sherrit në Radhimë, biznesmeni Muça thyen heshtjen: Ngjarja u trillua nga Bedinaj, akuza për gjobëvënie e pavërtetë 6 Shtator 2026, 15:0515:05Kronike “Skifterët” hyjnë në shtëpinë e influenceres spanjolle, kamerat i kapin duke folur shqip: “Hajde të ikim o burrë!” 6 Shtator 2026, 14:4214:42Kronike Njihej si “Boraqi”; kush është Altin Arapi, që dyshohet se drejtonte rrjetin e kokainës në Sarandë 6 Shtator 2026, 13:5713:57Kronike

