Karikatura Pamfleti / Ish-ministra, ish-deputetë dhe funksionarë të PS-së po përgatitin një peticion për ndryshimin e partisë. Nëse Rama e refuzon, grupimi paralajmëron krijimin e një force të re socialiste... Ka rënë gongu i një lufte tjetër kundër Edi Ramës, këtë herë brenda Partisë Socialiste. Kreu i mazhorancës e ka pritur prej kohësh, ndaj gongut i ra vetë kur shpalli sfidën gjatë intervistës me Rudina Xhungën.
Rama tha se po pret pasardhësin që do ta “vrasë” politikisht, sikur të donte t’u diktonte lëvizjet kundërshtarëve të tij. Ai i vëzhgon prej kohësh me saktësi, por tani duket se nuk ka rrugë tjetër veçse t’i thërrasë hapur në fushë.
Një armatë ish-ministrash, ish-deputetësh dhe ish-funksionarësh të lartë të qeverive socialiste, të cilët kanë grumbulluar një urrejtje të madhe ndaj Edi Ramës, ka nisur të lëvizë.
Grupet e tyre në rrjetet sociale u kanë rënë këmbanave, duke u kërkuar anëtarëve të deklarojnë nëse janë gati të aktivizohen. Ata që pranuan duhej të përgjigjeshin me një pëlqim, ndërsa kush e shikonte veten jashtë kësaj lëvizjeje u largua menjëherë nga grupi.
Këtë herë, organizatorët nuk janë shqetësuar për të mbledhur sa më shumë njerëz. Në një luftë të tillë, të paktën në fazën e parë, vendosmëria vlen më shumë se numri.
Të vendosur ka mjaft. Më e rëndësishmja është se ata janë të revoltuar me Edi Ramën dhe duan ta shohin të rrëzuar politikisht.
Në këtë ushtri të vogël bëjnë pjesë njerëz që gjatë viteve të qeverisjes socialiste ulën kokën dhe pranuan një kockë nga “i gjati”. Dikush mori një drejtori, dikush siguroi një vend pune për fëmijët, ndërsa dikush tjetër përfitoi një kredi të butë për biznesin. Të gjithë e dinin se shefi i madh po i poshtëronte, por heshtën për aq kohë sa merrnin diçka prej pushtetit.
Këtë herë mendojnë se nuk kanë më çfarë të humbasin dhe i kanë bërë llogaritë për revoltën. Lista përfshin emra si ish-deputetët Lavdrim Krashi dhe Ilir Zela, ish-ministrat Arben Malaj dhe Ermelinda Meksi, si dhe figura të tjera që Rama i përdori gjatë rrugës së tij politike, pa u dhënë pjesën që ata mendonin se u takonte.
Lufta në rrjetet e tyre sociale ka nisur prej kohësh. Ermelinda Meksi e sulmon vazhdimisht qeverinë, ndërsa Ilir Zela ka mbajtur një qëndrim edhe më të ashpër. Ky i fundit duket se bën pjesë në grupin organizator të “flamingove” brenda PS-së.
Në kulmin e protestës, Zela shkruante:
“Ose PS ndryshon rrugë tani, ose një e majtë e re, e paralajmëruar nga disa prej intelektualëve më në zë të saj, do të ngrihet si alternativë e qenësishme politike. Eksperimenti dhe praktika e autokracisë kanë përfunduar me dështim, shëmti, hajni dhe tallje. Është koha për demokraci!”
Mesazhi i Zelës është i qartë. Sipas informacioneve që qarkullojnë brenda këtij grupimi, gjatë ditëve të ardhshme pritet të publikohet një peticion me emrat e socialistëve të pakënaqur, të cilët do t’i kërkojnë Partisë Socialiste reflektim dhe ndryshim.
Nëse kjo nuk ndodh, dhe nuk ka shumë gjasa të ndodhë, grupi mund të shpallë një parti të re të majtë. Emërtimi pritet të ruajë fjalën “socialiste” në akronim, duke i shtuar ndonjë përcaktim si “e re” ose “e vërtetë”.
Në këtë grupim bëjnë pjesë socialistë të pakënaqur me Ramën, të cilët e kanë mbështetur protestën që në fillim, por pa marrë pjesë drejtpërdrejt në të. Ditmir Bushati ka folur publikisht në mbështetje të protestës dhe ka kërkuar reflektim në PS. Elisa Spiropali ka dhënë sinjale kundërshtie, ndërsa deputetja Marjana Koçeku u largua nga grupi parlamentar socialist dhe u rreshtua publikisht me simbolikën e flamingove.
Edi Rama ka dijeni për këto lëvizje. Ai pret që kundërshtarët të mblidhen, të dalin në protestë dhe t’i japin mundësinë të nisë sulmin kundër tyre.
Siç e ka zakon, nuk do t’i godasë si grup. Do t’i marrë një nga një, duke u gjetur emërtime sa më kolorite dhe histori personale që prodhojnë efekt në publik. Rama e ka përdorur shpesh këtë metodë për t’i izoluar kundërshtarët, për t’i kthyer në objekt talljeje dhe për t’u treguar të tjerëve çfarë i pret nëse dalin nga rreshti.
Këtë herë, megjithatë, situata duket se ka hyrë në një fazë pa kthim. Lufta po zhvillohet në disa fronte dhe po e rrethon politikisht qeverinë dhe mazhorancën.
Mbetet për t’u parë nëse ish-ministrat, ish-deputetët dhe funksionarët e vjetër do ta çojnë përplasjen deri në fund apo do të presin përsëri një marrëveshje me Ramën. Revolta e tyre do të marrë kuptim vetëm nëse kapërcen pakënaqësinë për postet e humbura dhe kthehet në një alternativë politike.
Gongu ka rënë. Tani duhet parë nëse kundërshtarët e Ramës kanë hyrë vërtet në ring apo vetëm po bëjnë zhurmë nga dhomat e zhveshjes./Pamfletiflamingot zbarkojnë në ps rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë “Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit 5 Shtator 2026, 15:2615:26Dosja e zezë Rama i merr 12.6 miliardë lekë fondit të tërmetit për rindërtimin: fondet për makina, dieta dhe bileta avioni 4 Shtator 2026, 12:5812:58Dosja e zezë Dhëndër Kafsha 4 Shtator 2026, 11:0711:07Dosja e zezë 'Le Monde': Shqipëria e betonit dhe arkitektët "VIP" që fshihen si struci! 3 Shtator 2026, 17:0617:06Dosja e zezë Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës? 2 Shtator 2026, 13:5113:51Dosja e zezë Agasi në qeli, “ustallesha” e Kadastrës në zyrë: Ku kanë “ngecur” hetimet për Lorena Goxhobellin? 1 Shtator 2026, 14:1514:15Dosja e zezë

