Lajme Zone
Orban përgëzon AfD-në pas fitores në Gjermani: Mbani rripat, ky është vetëm fillimi
PolitikëTop Channel

Orban përgëzon AfD-në pas fitores në Gjermani: Mbani rripat, ky është vetëm fillimi

Viktor Orban ka përshëndetur fitoren e Alternativës për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet në landin e Saksonisë-Anhalt, duke e cilësuar rezultatin si një “natë të madhe” për Gjermaninë dhe Evropën.

Viktor Orban ka përshëndetur fitoren e Alternativës për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet në landin e Saksonisë-Anhalt, duke e cilësuar rezultatin si një “natë të madhe” për Gjermaninë dhe Evropën. Orban përgëzon AfD-në pas fitores në Gjermani: Mbani rripat, ky është vetëm fillimi

“Një natë e madhe për Gjermaninë dhe Evropën! Urime Alice Weidel, Ulrich Sigmund dhe të gjithë AfD-së për fitoren e tyre dërrmuese në Saksoni-Anhalt! Mbani rripat. Ky është vetëm fillimi!”, shkroi Orban në rrjetin social X. A huge night for Germany and Europe!

Congratulations to @Alice_Weidel, @UlrichSiegmund and the entire @AfD on their landslide victory in Saxony-Anhalt!

Buckle up. This is just the beginning! 💪

— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) September 6, 2026 AfD, parti e krahut të djathtë radikal, ka forcuar pozitat e saj në politikën gjermane, ndërsa rezultati në Saksoni-Anhalt shihet si një tjetër sinjal për rritjen e forcave populiste në vend.

Orban ka mbajtur prej vitesh marrëdhënie të afërta me figura dhe parti konservatore e populiste të krahut të djathtë në Evropë dhe më gjerë. Mes tyre është edhe AfD dhe drejtuesja e saj, Alice Weidel, e cila ka zhvilluar disa takime me Orbanin në Budapest.

Orban, i cili drejtoi Hungarinë për 16 vjet, humbi zgjedhjet parlamentare të 12 prillit përballë konservatorit Peter Magyar. Top Channel