Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se në momentin që dëgjoi për fikjen e dritave në Rinas, dyshoi se kryeministri Edi Rama mund t’ia kishte mbathur nga vendi për shkak të protestave.
Berisha shprehet se kudo që të shkojë Ramën do e ndjekë nga mbrapa ligji. “E dyshova shumë, thashë se ia mbathi. Po të flas të vërtetën.
Thashë se ia mbathi, për më tepër kur u përpoqa ta verifikoj, më thanë se aeroporti brenda kishte drita, por vetëm jashtë.
Atëherë m’u forcua dyshimi më shumë.
Mirëpo më vonë më dërgoi një qytetar mesazhin se aeroporti kishte edhe brenda errësirë.
Kështu që nuk mund të them, por në qoftë se kanë munguar dritat vetëm jashtë, të garantoj që është prova e sigurt që përgatitet t’ia mbathë bashkë me disa nga anëtarët e organizatës nga Shqipëria.
Por e garantoj që kudo të shkojë në botë, ligji dhe vetëm ligji do ta ndjekë nga mbrapa”, tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

