Lajme Zone
PolitikëReport TV

Berisha i paftuar në ceremoninë e Ambasadës së SHBA, Mërtiri: Është ‘non grata’, pagoi miliona dollarë për një vizë! Plaku po mban peng opozitën për interesat e veta (VIDEO)


Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se PD dhe kryedemokrati Sali Berisha janë shkaku kryesor që kryeministri Edi Rama dhe PS janë sot në pushtet me 83 mandate deputetësh. Komentet Mërtiri i bëri në një lidhje live për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku komentoi edhe tryezën e thirrur dje nga Berisha me aleatët tradicionalë të PD-së. LEXO edhe...SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja

Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se PD dhe kryedemokrati Sali Berisha janë shkaku kryesor që kryeministri Edi Rama dhe PS janë sot në pushtet me 83 mandate deputetësh. Komentet Mërtiri i bëri në një lidhje live për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku komentoi edhe tryezën e thirrur dje nga Berisha me aleatët tradicionalë të PD-së. LEXO edhe...SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve Duke e cilësuar si qesharake tryezën, Mërtiri tha se në takim ishin një grup pleqsh, që sipas tij qëndrojnë në krye të partive politike të opozitës vetëm për përfitime personale. “Rama tani ka 83 mandate për shkak të opozitës. Se bëri një kod elektoral që i dha mandate qyl Edi Ramës që ai tani bën çfarë të dojë. Atëherë për çfarë ka gojë opozita të flasë më tani? Tryeza që bëri opozita, ishte tryezë qesharake. Njëri thotë ‘të marrim në dorë protestën’. A thua se protesta është aty për shkak të bamirësisë së Berishës për të lejuar një protestë. Problemi më i madh është se opozita është e pareformuar. Këtë nuk e thonë. Tryeza e djeshme ishte një tryezë pleqsh. Ashtu si Berisha, edhe ata të tjerët nuk ikin nga partitë e tyre. Ajo ishte protesta e opozitës vegjetative që fle gjumë aty dhe ushqehet me thërmijat që i jep PD. Opozita e vërtetë është në shesh”, tha mes të tjerash Mërtiri. Mërtiri ashpërsoi retorikën ndaj Berishës, kur tha se ‘plaku mbi 80-vjeçar po mban peng opozitën’. Sipas Mërtirit, hyrja në zgjedhje e PD-së me Sali Berishën kryetar, është si të shkosh në garë pa alternativë. “Njerëzit në shesh kanë dalë për të rrëzuar Ramën dhe Berishën. Berisha thotë ‘nxirrni ju kandidatë kundër Ramës që të vij unë’. Protesta mund të nxjerrë kandidatë kundër Ramës dhe Berishës. Plaku 80 e ca vjeç po mban peng opozitën. Vajtja në zgjedhje në këto kushte, është të shkosh në zgjedhje pa alternativë. Njerëzit janë të vrarë sepse nuk kanë më çfarë të zgjedhin”, shtoi Mërtiri. Në përfundim Mërtiri komentoi mungesën e Berishës në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, për pritjen e ambasadorit Eric Wendt. Mërtiri tha se Berisha nuk mori ftesë, pasi sipas tij, vijon të jetë ende non grata nga SHBA-të. “Unë e kam thënë që kur Berisha shkoi në Amerikë, që kjo nuk është heqje e ‘non gratës’. Kjo është thjeshtë arritje e Berishës për të marrë një vizë përmes miliona dollarëve. Por kjo nuk është heqje e non gratës, sepse heqja e non gratës do reflektohej në faqen zyrtare të DASH dhe do pasonte me shkrirjen e akujve politikë mes PD dhe politikës amerikane. Fakti që as ambasadori nuk e thërret as në gëzimin e vet, tregon që Berisha vijon t’i ketë marrëdhëniet e ngrira me SHBA-në. Berisha vijon të jetë non grata në SHBA, Britani, por mesaduket edhe në Gjermani, pasi as ambasadori gjerman nuk e takoi”, përfi Mërtiri. Ora 14:34 Videot me përmbajtje seksuale të artistëve, Mërtiri: Ata që i publikuan, të përballen me Drejtësinë! I dhanë publikut llokma nga dinjiteti i njerëzve për t’i shqyer (VIDEO) Analisti Ergys Mërtiri e ka cilësuar si një veprim të turpshëm dhe të ndyrë publikimin e videove me përmbajtje seksuale, ku shfaqeshin emra të njohur të botës së artit.Në një lidhje live për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Mërtiri tha se ata që kanë publikuar videot, duhet të përballen me Drejtësinë sa më parë.Sipas Mërtirit, personat e shfaqur në video nuk janë persona me përgjegjësi publike dhe s’ka asnjë arsye pse jeta e tyre intime të bëhet publike.“Publikimi i këtyre videove është një gjë e turpshme dhe e ndyrë. Ata të cilët i ofrojnë publikut llokma të tilla për t’i shqyer, i ofrojnë dinjitetin e njerëzve që publiku t’ua shqyej dhe të merret me intimitetin e disa njerëzve që nuk janë njerëz me përgjegjësi publike, kjo është e turpshme dhe ata që e kanë bërë këtë sigurisht që kanë konsumuar një vepër penale për të cilën duhet të japin llogari në Gjykatë”, tha mes të tjerash Mërtiri.Duke thënë se artistët e shfaqur në video janë viktima, Mërtiri shtoi se publikimi i videove tregon banalitetin dhe boshllëkun kulturor në të cilin është ‘zhytur’ shoqëria shqiptare.“Personat e kapur në video tashmë janë viktima. Sepse ata nuk kanë shkuar aty për t’ju ekspozuar publikut. Edhe në qofshin gabim, dhe për mua janë gabim, kjo është gjë private e tyre dhe ne nuk na takon fare të merremi me gjëra private të tyre. Kjo tregon një lloj banaliteti dhe boshllëku të madh kulturor në shoqërinë shqiptare”, shtoi Mërtiri. Share R.Xh/ReportTv.al PD opozita Eric Wendt ambasada e shba sali berisha SHBA ergys mertiri Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.5% Jo 21.7% Nuk e di 7.8% Vota total: 999 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?