Zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të mbahen të dielën e 9 majit. Presidenti Bajram Begaj ka firmosur këtë të premte, më 30 tetor, dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve, pas konsultimeve të zhvilluara gjatë paradites me përfaqësuesit e partive politike. Në takimin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave morën pjesë vetëm Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, ndërsa partitë opozitare e refuzuan në bllok ftesën e Presidentit, duke i cilësuar konsultimet formale. Ishte pikërisht PSD ajo që propozoi datën 9 maj për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, datë që tashmë është zyrtarizuar me dekretin e kreut të shtetit. Socialdemokratët u përfaqësuan në takim nga deputeti Tedi Mula dhe nënkryetari i partisë, Altin Vrioni. LEXO EDHE:Presidenti Begaj dekreton 9 majin për zgjedhjet vendore të 2027! Nga ana tjetër, socialistët, të përfaqësuar nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, nuk paraqitën zyrtarisht një datë të preferuar për zgjedhjet. Megjithatë, burime për Report TV bënë me dije se 9 maji ishte datë e preferuar edhe nga socialistët, ndonëse ata nuk e shprehën një kërkesë të tillë gjatë konsultimeve. Ndërkohë, ajo që ra në sy gjatë takimeve të Presidentit ishte mungesa e të gjitha partive opozitare. Partia Demokratike e kishte refuzuar publikisht ftesën e Begajt që një ditë më parë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi nisjen e konsultimeve si “teatër”. Edhe Partia e Lirisë refuzoi pjesëmarrjen përmes një letre drejtuar Presidentit Begaj. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi, kërkoi që kreu i shtetit të ushtronte përgjegjësinë e tij për caktimin e datës së zgjedhjeve, pa e kthyer procesin në një konsultim formal që, sipas tij, mund të përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Blushi theksoi gjithashtu se në qendër të vëmendjes duhet të jenë protesta dhe kërkesat e studentëve. Ftesës së Presidentit nuk iu përgjigjën as partitë e tjera parlamentare opozitare. Përfaqësues të Partisë Mundësia, Lëvizjes Bashkë dhe Shqipëria Bëhet kishin konfirmuar për Report TV se nuk do të merrnin pjesë në konsultime. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore të vitit 2027 duhet të zhvillohen në një nga të dielat mes 15 prillit dhe 15 majit. Presidenti kishte afat deri më 6 nëntor për të nxjerrë dekretin për caktimin e datës. Data 2 maj ishte përjashtuar nga mundësitë, pasi përkon me Pashkët Ortodokse, ndërsa 9 maji, që njihet edhe si Dita e Evropës, ishte përmendur si një nga datat më të mundshme. Me dekretin nr. 579, të firmosur më 30 tetor 2026, Presidenti Begaj ka përcaktuar përfundimisht 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Dekreti hyn në fuqi menjëherë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:12 Presidenti Begaj dekreton 9 majin për zgjedhjet vendore të 2027! Zgjedhjet vendore në Shqipëri do të mbahen më 9 maj 2027. Presidenti Bajram Begaj ka firmosur këtë të premte, më 30 tetor, dekretin që cakton zyrtarisht datën kur qytetarët do t'u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e pushtetit vendor.Vendimi vjen pas konsultimeve që kreu i shtetit zhvilloi gjatë paradites me partitë politike, ku morën pjesë vetëm përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Partitë e opozitës e refuzuan në bllok ftesën e Presidentit. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 11:45 Takimi me Presidentin Begaj, PSD e Tom Doshit propozon 9 majin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2027 Sot në orën 11:00, deputeti i Partisë Social-Demokrate, Tedi Mula dhe nënkryetari i kësaj force politike, Altin Vrioni, kanë zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj, për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.Report Tv mëson se përfaqësuesit e PSD-së, partisë së drejtuar nga Tom Doshi, në konsultime me Presidentin kanë propozuar datën 9 maj për zgjedhjet e ardhshme vendore. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 11:45 PS thirrje forcave politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore 2027, Balla pas takimit me Begajn: Bojkoti nuk është zgjidhje (VIDEO) Partia Socialiste u ka bërë thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Thirrja është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas takimit konsultativ me Presidentin Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve.“Partia Socialiste i bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në Zgjedhjet Vendore 2027. Bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje!”, u shpreh Balla.. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 09:38 PL refuzoi ftesën e Begajt për konsultime mbi datën e zgjedhjeve lokale, Blushi letër Presidentit: Jemi në kushtet e një krize të rëndë politike, nuk marr pjesë në procedura formale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.Në një letër drejtuar kreut të shtetit, Blushi e cilëson të papërshtatshëm këtë takim, duke argumentuar se vendi po përballet me një situatë të rëndë politike dhe institucionale.Ai thekson se protestat dhe kërkesat e studentëve dhe gjimnazistëve duhet të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa akuzon institucionet shtetërore për dhunë, arrestime arbitrare dhe represion ndaj protestuesve.Sipas Blushit, Shqipëria po përjeton një krizë të lirive dhe të drejtave themelore, e cila kërkon reagim konkret nga institucionet kushtetuese. Ai kritikon Presidentin Begaj, duke pretenduar se institucioni që ai drejton nuk ka përmbushur rolin e tij kushtetues përballë situatës së krijuar.Blushi kërkon që Presidenti të ushtrojë përgjegjësinë e tij për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, pa e kthyer këtë proces në një konsultim formal që, sipas tij, mund të përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.Në përfundim, ai konfirmon se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti, duke e konsideruar atë të shkëputur nga urgjenca politike dhe kushtetuese me të cilën, sipas tij, përballet vendi.Letra e Tedi Blushit për Presidentin Bajram Begaj:I nderuar President!U njoha me ftesën tuaj, por e konsideroj të papërshtatshme pjesëmarrjen në një konsultim formal për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, në një moment kur protesta dhe kërkesat legjitime të studentëve dhe gjimnazistëve janë kryeagjenda e Shqipërisë.Ky konsultim formal bëhet edhe më i papranueshëm, veçanërisht, pas dhunës shtetërore barbare, gjakosjes dhe terrorizimit, si dhe rrëmbimeve e arrestimeve arbitrare dhe të paligjshme të studentëve dhe protestuesve. Shqipëria po përballet me një krizë të rëndë të lirive dhe të drejtave themelore, ndërsa dhuna ndaj të rinjve dhe represioni ndaj pluralizmit politik e bëjnë të domosdoshëm reagimin e institucioneve kushtetuese.Përballë kësaj emergjence kushtetuese dhe kombëtare, përgjegjësia е institucionit të Presidentit të Republikës nuk mund të kufizohet në konsultime formale, por duhet të përqëndrohet në qëndrime të qarta, akte dhe veprime konkrete në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve.Fatkeqësisht, institucioni i Presidentit të Republikës nuk e ka përmbushur rolin e tij kushtetues, veçanërisht përballë dhunës shtetërore ndaj studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar. Në këto rrethana, një konsultim formal për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore është totalisht i pavend dhe i padobishëm.Ajo që pritet prej jush është të përmbushni detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, pa e shndërruar këtë përgjegjësi në një procedurë formale, që mund të përdoret për qëllime propagandistike nga Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët janë edhe përgjegjësit kryesorë të krizës. Për këto arsye, ju bëj me dije se nuk do të marr pjesë në një konsultim formal me ju, të shkëputur nga urgjenca kushtetuese dhe kombëtare me të cilën përballet Shqipëria.Ju faleminderit!Klikoni këtu për të lexuar letrën e Blushit për Presidentin Begaj R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh / U.D A.Hl Shqiptarja.com TAG: opozita mazhoranca PD PS zgjedhjet vendore 2027 Bajram Begaj taulant balla Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Alba Duro: 30/10/2026 14:00 Perseri autogol opizita vazhdoni zgjedhje kerkoni ama kur afrohen ju ze tmerri Përgjigju Nuriam: 30/10/2026 12:49 1 edi rama 2 alfred moisiu 3rexhep mejdani 5 osman stafa 6 skender shehu 7 sander lleshi 8 vilson ameti 9 luzim badha 10 sgron shehaj 11 lega zogu 12 shkelqim cani 13 arben aliaj 14 agron shehaj 15 eles biberaj 16 arda dade 16 azgan aglaj 17 elena kocaci 18 mark froku 19 murat shehu 20 mustafa kruja 21 adriatik 22 ana oxsa 23 ilir meta 24 luiza xhuvani 25 albi kurti 26 jajaga 27 vjollca osmani 28 mark gjonaj 28 xhoana nano 29 gerti progni 30 arjan konomi dhe arjan curi arjan cani 31 djali bahri momari 32 skender 33 frok cupi 34 flip cakuli 35apo djali ysni kapo 36 rexjep mitrovica iri 37 don meta 38 pateli majko 39 arlind qori 40 kreshnikspahiu 41 napolon bregu 42 heneri cili 43 djali servete pellumbi 44 bleona qereti Përgjigju Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.9% Jo 41.4% Nuk e di 9.8% Vota total: 307 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
