Lajme Zone
Bayern surprizohet në shtëpi, barazim me pasoja. Dëmtohen Kane dhe Olise
SportCNA

Bayern surprizohet në shtëpi, barazim me pasoja. Dëmtohen Kane dhe Olise

Bayern Munich është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Koln. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të, kur pas një aksioni mes Linton Maina dhe Said El Mala, Mikey Moore, shmangu portierin Jonas Urbig dhe shënoi golin e tij të parë në Bundesliga. Situata u vështirësua për vendasit në minutën e 20-të, pasi Harry Kane u detyrua të linte fushën për shkak të një dëmtimi në kyçin

Bayern Munich është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Koln.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të, kur pas një aksioni mes Linton Maina dhe Said El Mala, Mikey Moore, shmangu portierin Jonas Urbig dhe shënoi golin e tij të parë në Bundesliga.

Situata u vështirësua për vendasit në minutën e 20-të, pasi Harry Kane u detyrua të linte fushën për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës pas një ndërhyrjeje të Borna Sosa, duke u zëvendësuar nga Tom Bischoff.

Bayern Munich arriti të barazonte rezultatin 8 minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Nathaniel Brown, i cili shënoi me një gjuajtje me të majtën nga kufijtë e zonës.

Trajneri Vincent Kompany, i rikthyer në stol pas një problemi shëndetësor, humbi edhe Michael Olise në pushimin e ndeshjes për shkak të një dëmtimi, duke hedhur në fushë 19-vjeçarin debutues Tim Binder.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat krijuan raste, me portierin Urbig që bëri një pritje të dyfishtë ndaj El Mala dhe Maina, ndërsa në minutën e 70-të u regjistrua rikthimi në fushë i Jamal Musiala pas mungesës që nga mesi i shtatorit.

Në 15 minutat e fundit vendasit rrezikuan me Aleksandar Pavlovic dhe Musiala, i cili u ndal nga një ndërhyrje e Luka Lochoshvili, ndërsa në krahun tjetër El Mala nuk shfrytëzoi një pasim të Jan Thielmann.

Ky barazim e çon në 10 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje për Bayern Munich, ndërsa Koln regjistron 5 takime pa fitore në kampionat. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.