Lajme Zone
Bayern shkëlqen me 6 gola, tripletë nga Diaz
SportCNA

Bayern shkëlqen me 6 gola, tripletë nga Diaz

Bayern Munich është ngjitur në krye të tabelës së Bundesliga pasi ka regjistruar një fitore të thellë 6-1 kundër Leipzig. Bavarezët kaluan në avantazh që në fillim të takimit me anë të Luis Diaz, i cili shfrytëzoi një pasim të saktë nga Joshua Kimmich. Skuadra e dyfishoi rezultatin pak minuta më vonë me anë të Aleksandar Pavlovic, pas një asistimi të ofruar nga po i njëjti Diaz. Në minutën e 34-t,

Bayern Munich është ngjitur në krye të tabelës së Bundesliga pasi ka regjistruar një fitore të thellë 6-1 kundër Leipzig.

Bavarezët kaluan në avantazh që në fillim të takimit me anë të Luis Diaz, i cili shfrytëzoi një pasim të saktë nga Joshua Kimmich.

Skuadra e dyfishoi rezultatin pak minuta më vonë me anë të Aleksandar Pavlovic, pas një asistimi të ofruar nga po i njëjti Diaz. Në minutën e 34-t, Michael Olise shënoi golin e tretë për vendasit me një goditje të saktë pas një pasimi nga Harry Kane.

Fraksioni i dytë nisi sërish me gola, me Luis Diaz që realizoi të katërtin në minutën e 47-të, ndërsa Harry Kane shënoi të pestin në paraqitjen e tij të 100-të në Bundesliga. Sulmuesi kolumbian kompletoi tregolëshin e tij personal në minutën e 69-të duke e dërguar topin në cepin e portës së mbrojtur nga Maarten Vandevoordt.

Ekipi i Leipzig arriti të gjejë golin e vetëm të ngushëllimit në minutat e fundit të ndeshjes nëpërmjet Andrija Maksimovic.

Pas këtij suksesi, Bayern Munich ngjitet në krye, duke kaluar Dortmund dhe Freiburg në renditje dhe duke siguruar fitoren e katërt radhazi në përballjet direkte ndaj këtij kundërshtari. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.