Lajme Zone
PD: Kupola e krimit të PS mban peng Shqipërinë, Rama të japë dorëheqjen
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

PD: Kupola e krimit të PS mban peng Shqipërinë, Rama të japë dorëheqjen

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ u kthye në një sheshbeteje ...

Partia Demokratike e Shqipërisë ka hedhur një sërë akuzash drejtuar Partisë Socialiste për situatën në vend.

Në një deklaratë, PD shprehet se kupola e krimit brenda PS-së po mban peng vendin.

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe njëherazi kryesocialistit Edi Rama, pasi siç nënvizon, është kusht për të shmangur një krizë katastrofike në Shqipëri.

E plotë:

Zërat brenda Partisë Socialiste në favor të një zgjidhjeje politike, domethënë për dorëheqjen e menjëhershme të Ramës si kryeministër i vendit, si kusht për të shmangur një krizë katastrofike, dy-tre ditët e fundit janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen. Në të vërtetë, këta zëra janë edhe brenda në qeveri dhe në grupin parlamentar.

Por kupola e krimit e PS-së, Lubi Balluku, Taulant Bego Yaris, Ulsi Manja, janë kategorikisht kundër. Kjo kupolë mblidhet rregullisht çdo ditë për orë të tëra në Vilën e Kuqe; së bashku me ta është edhe Oltion Bistri, të cilit i është ngarkuar roli i kordinatorit të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale, që kishte Ergys Agasi. Oltion Bistri këto ditë është marrë me angazhimin e kriminelëve, vrasësve dhe trafikantëve kundër studentëve dhe gjimnazistëve në protestë.

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës si kushtin e të gjitha kushteve për parandalimin e përshkallëzimit të rrezikshëm të krizës më të rëndë të vendit, si dhe paralajmëron kupolën e krimit të PS-së se për çdo përshkallëzim të mëtejshëm do të mbani, krahas Padrinos, përgjegjësinë kryesore./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.