Kombet e Bashkuara në Shqipëri ka reaguar mbi situatën e krijuar përgjatë ditëve të fundit me protestat në vend.
OKB në Shqipëri përsërit apelin për dialog konstruktiv për uljen e tensioneve.
Siç theksohet në deklaratë, aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike apo private janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike e paqësore.
OKB në Shqipëri përforcon mesazhin se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shtypit janë të drejta themelore që duhen respektuar dhe mbrojtur, ndërsa thekson gjithashtu rëndësinë e respektimit të parimit të proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit dhe të garancive për një proces të rregullt ligjor”,-shkruhet në reagim./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

