Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, është parë teksa mbërrinte në ambientet e Spitalit të Traumës me krahun e fashuar.
Torba bëri një ndalesë në SUT, ku vetëm nga orët e fundit të protestës janë paraqitur për mjekin disa persona, përfshirë efektivë dhe të rinj.
Të lënduarit nga protesta kanë marrë trajtim mjekësor në SUT dhe QSUT, ku sipas informacioneve të deritanishme ndodhen në gjendje shëndetësore të qëndrueshme./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

