Lajme Zone
“Bashkëshortja ime”, Rich Paul zbulon pa dashje nëse është martuar me Adele
KulturëGazeta Tema

“Bashkëshortja ime”, Rich Paul zbulon pa dashje nëse është martuar me Adele

Rich Paul ka nxitur sërish thashethemet për një martesë të mundshme me Adele, pasi iu referua këngëtares si “bashkëshortja ime” gjatë një bisede të publikuar në internet. Një fjalë e vetme ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet se çifti mund të ketë kurorëzuar lidhjen larg vëmendjes së publikut.

Menaxheri sportiv 45-vjeçar u shfaq në një video me aktorin dhe krijuesin e përmbajtjes Rel Tate, ku u përball me një sfidë me fjalëkryq. Gjatë bisedës, kur u pyet se kur kishte zgjidhur për herë të fundit një lojë të tillë, Paul u përgjigj me humor: “Ka kaluar shumë kohë. Por bashkëshortja ime i bën çdo mëngjes”.

Pikërisht përdorimi i fjalës “bashkëshortja” riktheu diskutimet për statusin e marrëdhënies së tyre.

Adele dhe Rich Paul janë së bashku që prej vitit 2021. Në vitin 2024, këngëtarja konfirmoi fejesën gjatë një koncerti në Mynih, pasi një fans i kërkoi të martohej me të. “Nuk mundem, jam tashmë e fejuar”, ishte përgjigjja e saj.

Që atëherë, Adele ka përdorur herë pas here termin “bashkëshort” kur ka folur për partnerin, duke shtuar dyshimet se ceremonia mund të jetë zhvilluar në fshehtësi.

Megjithatë, deri më tani, as këngëtarja dhe as Rich Paul nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse janë martuar.