Lajme Zone
KulturëReport TV

Filmi i animuar shqiptar 'Zemërimi i shkronjave' do të restaurohet pas 45 vitesh, Autorja: Fëmijët ta ruajnë gjuhën shqipe si sytë e ballit (VIDEO)


Autorja dhe përkthyesja Albana Nexhipi i është bashkuar nismës “Adopto një Film për Restaurim”, me synimin që mesazhi për rëndësinë e shkronjave dhe ruajtjen e gjuhës shqipe të përcillet edhe te brezat e rinj.

Filmi i animuar shqiptar “Zemërimi i shkronjave”, i realizuar në vitin 1981, do të restaurohet falë mbështetjes së autores dhe përkthyeses Albana Nexhipi, e cila ka vendosur të bëhet pjesë e nismës “Adopto një Film për Restaurim”. Lajmi është bërë i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ndërsa Nexhipi ka treguar edhe arsyen pse zgjodhi pikërisht këtë film të animuar, që përcjell një mesazh për rëndësinë e shkronjave dhe ruajtjen e gjuhës shqipe. LEXO edhe...Studentët rikthehen në auditorë në Tiranë, Korçë e Elbasan! Një grup vijojnë protestën, shkojnë në disa universitete: Bojkotoni mësimin (VIDEO) Autorja e dy librave për fëmijë, “Kristali dhe interneti çudimadh” dhe “Kristali dhe beteja me emoxhët”, thotë se dashuria për fjalët dhe shqetësimi për mënyrën se si brezat e rinj e përdorin gjuhën në epokën e internetit e shtynë të mbështesë restaurimin. “Si autore e dy librave për fëmijë dhe si përkthyese e shumë librave për fëmijë e të rritur, unë i dua shumë fjalët dhe besoj tek fuqia e tyre. Ndryshe nga shumë të tjerë, që ndonjëherë i shohin gërmat edhe si të panevojshme, unë besoj me shpirt se rëndësia e tyre është thelbësore në ruajtjen e gjuhës tonë të vyer”, shprehet Nexhipi. Ajo dëshiron që filmi të shërbejë si një kujtesë për fëmijët që kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet. “Dëshira ime është që brezi i ri, ngecur tashmë në rrjetën e internetit, ta kuptojë këtë gjë dhe t'i ruajë ato dhe fjalën shqipe si sytë e ballit. Ky është motivi pse vendosa të bëhem pjesë e nismës ‘Adopto një Film për Restaurim’, duke çuar për restaurim filmin vizatimor ‘Zemërimi i shkronjave’”, thotë ajo. Nexhipi shpreson që kontributi i saj të ndihmojë në ruajtjen e mesazhit të filmit për sa më gjatë. “Shpresoj që ky investim i vogël i imi ta zgjasë sa më shumë në kohë këtë mesazh, në mënyrë që fëmijët ta kuptojnë rëndësinë e shkronjave dhe rolin e tyre në ruajtjen e gjuhës mëmë”, përfn autorja. Filmi “Zemërimi i shkronjave” është realizuar në vitin 1981, me skenar të Luan Ramës dhe regji të Boris Ikonomit. Muzika është kompozuar nga Agim Krajka, ndërsa operator ka qenë Tomi Vaso. Montazhi është realizuar nga Nazmie Sula dhe zëri nga Flora Uka. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka ftuar edhe persona të tjerë që dëshirojnë të bëhen pjesë e nismës së restaurimit të filmave shqiptarë, duke kontaktuar përmes rrjeteve sociale ose në adresën [email protected]. U.D/ReportTv.al filma arkivi qendror shteteror i filmit Albana Nexhipi Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 41.9% Nuk e di 8.2% Vota total: 659 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?