Lajme Zone
KulturëReport TV

“Gjurmë drite në vjeshtë”, ekspozita e piktores Valbona Bregasi


Pas ekspozitës së parë personale disa vite më parë, ajo kthehet sërish te galeria “Zenit” me një tjetër ekspozitë, që këtë herë e ka titulluar “Gjurmë drite në vjeshtë”. Përmes artit të saj ajo përpiqet të pikturojë dritën që lind nga plagët, heshtjen dhe shpresën.

Valbona Bregasi zbuloi pasionin për pikturën në moshën 46-vjeçare. Një rrugëtim që nuk e kishte menduar kurrë, por që nisi në një nga momentet më të vështira të jetës së saj, pas humbjes së bashkëshortit. Pikturimi u kthye në një formë terapie, që e ndihmoi të gjente forcën për t'u ringritur. Me kalimin e kohës, ky pasion u shndërrua në profesion dhe arti në një mënyrë për të shprehur ndjenjat. Pas ekspozitës së saj të parë personale, me titull “Frymëzim i vonë”, Bregasi rikthehet në galerinë “Zenit”, këtë herë me ekspozitën “Gjurmë drite në vjeshtë”. “'Gjurmë drite në vjeshtë' ka një ndërthurje mes dy botëve, kohës viktoriane dhe kohës së sotme. Nëpërmjet instalacioneve jam përpjekur të sjell ngjyrat e asaj kohe, dritën dhe njerëzit që kanë jetuar të lidhur ngushtësisht me natyrën. Piktura shihet me sy, por duhet të ndihet edhe me shpirt. Kokat ndryshojnë, koha kalon, por eleganca mbetet e përjetshme.”, thotë Bregasi. LEXO edhe...Tetori mbyllet me teatër, filma dhe ekspozita! Nga Tirana në Peshkopi, ja aktivitetet kulturore që mund të ndiqni Në telajot e saj ndërthuren peizazhet, ngjyrat e gjalla, natyra dhe drita. Një krijimtari që mbart jo vetëm bukurinë estetike, por edhe historinë personale të autores. Përmes artit, Valbona Bregasi ka arritur ta shndërrojë dhimbjen në krijimtari dhe heshtjen në një gjuhë që komunikon me të gjithë. Ashtu si dhe "Frymëzim i vonë", “Gjurmë drite në vjeshtë” është më shumë se një ekspozitë pikture. Është dëshmi se arti mund të bëhet një fillim i ri, edhe atëherë kur jeta të vendos përballë humbjes. Një histori ku drita nuk është thjesht ngjyrë në telajo, por forcë për të vazhduar përpara. B.G/A.Hl/ReportTv.al Valbona Bregasi ekspozite Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.8% Jo 42.1% Nuk e di 8.1% Vota total: 663 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?