Lajme Zone
E nisi ters, Adea Pirdeni humbet fillin e fjalimit para Ramës, ja çfarë i tha kryeministri
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

E nisi ters, Adea Pirdeni humbet fillin e fjalimit para Ramës, ja çfarë i tha kryeministri

Pirdeni u emërua ministre e Administratës Publike më 19 tetor pasi më herët kishte mbajtur postin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Një moment i sikletshëm për ministren e Administratës Publike, Adea Pirdeni, gjatë prezantimit të reformës “Shkalla e Meritës”, ku në prani të kryeministrit Edi Rama u ngatërrua disa herë me fjalët, duke humbur për pak çaste rrjedhën e fjalimit. Teksa po fliste për reformën në administratën publike, Pirdeni u përpoq disa herë të formulonte një fjali, por nuk arriti ta thoshte siç duhet. LEXO edhe...'Do të jetë e pamundur të ndërhyhet në sistemin e provimit', Rama për administratën: Kush kërkon të punojë për shtetin do të regjistrohet në Regjistrin e Talenteve “Dhe në fund, më në fund për nga radha, jo në fund, nga radha, sorry”, u shpreh ministrja, e cila tentoi të korrigjonte veten, por u ngatërrua sërish. “Dhe në fund, nga radha, përmbi të gjitha e para nga rëndësia, për qytetarin”, vijoi ajo. Në këtë moment, ndërhyri edhe kryeministri Edi Rama, i cili nga vendi i tij i tha shkurt: “Vazhdo, he”. Pirdeni u emërua ministre e Administratës Publike më 19 tetor pasi më herët kishte mbajtur postin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. U.D/ReportTv.al edi rama Adea Pirdeni Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.5% Jo 42.4% Nuk e di 8.1% Vota total: 667 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?