Lajme Zone
Spahiu: Arlind Qori ka meritë historike që largoi Berishën dhe PD nga rrëmbimi i protestës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spahiu: Arlind Qori ka meritë historike që largoi Berishën dhe PD nga rrëmbimi i protestës

Teksa këshilloi protestuesit që të krijojnë partinë e tyre politike për t’u përfaqësuar në zgjedhje, juristi Spahiu tha se BE nuk po i mbështet protestat, për shkak të dhunës që është ushtruar në to.

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka meritë historike që sipas tij, largoi kryedemokratin Sali Berisha nga bulevardi dhe tentativa për të ‘rrëmbyer’ protestën që prej muajsh po zhvillohet në kryeqytet. Komentet Spahiu i bëri në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ku tha se Qori sot është konkurrenti kryesor i Partisë Demokratike për të marrë ‘flamurin’ e opozitës. LEXO edhe...Një grup protestuesish marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës (VIDEO) “Unë nuk them që nuk kanë meritë partitë. Unë u bëj thirrje të gjithëve që Arlind Qorin ta shënojnë në piedestal, për t’i bërë një monument historik. Ai ka hyrë në historinë politike që nxorri Berishën 6 muaj jashtë bulevardit. Qori po tregon vitalitet, rezistencë e forcë. Ai po largon edhe PD-në, partinë më të vjetër opozitare, nga bulevardi. Qori duhet konsideruar. Qori ka vendosur kandidaturën për Tiranën dhe kam bindjen që ai do marrë më shumë vota se PD. Është sot rreziku kryesor i llogores opozitare për të marrë flamurin e opozitës”, tha mes të tjerash Spahiu. Teksa këshilloi protestuesit që të krijojnë partinë e tyre politike për t’u përfaqësuar në zgjedhje, Spahiu tha se BE nuk po i mbështet protestat, për shkak të dhunës që është ushtruar në to. Spahiu tha gjithashtu se çdokush që është pro-protestave duhet t’i këshillojë protestuesit që të shmangin aktet e dhunës, me qëllim rritjen e mbështetjes, si nga populli, ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë. “Studentët duhet të kuptojnë një gjë, ose që partitë që janë mes tyre janë një pengesë e fortë, ose të zgjedhin që njëra prej tyre të jetë lidere e protestës. Pra ose të pranojnë bashkëpunimin, ose ta kuptojnë që ato janë pengesë për hapin e radhës. Pra efekti i rritjes së pjesëmarrjes me militantë partiak me parti të vjetra apo të reja, është efekt afatshkurtër. Afatgjatë është pengesë. Nga ana tjetër, nuk po mundet që komuniteti ndërkombëtar të jetë pro protestës. Çdokush që është pro-protestës, duhet t’i këshillojë protestuesit që të mos zhvillojnë protesta të dhunshme, sepse Europa po kërcënohet nga këto protesta. Studentët duhet të krijojnë partinë e tyre politike, nëse duan të shkojnë drejt një modeli të suksesshëm. Pra duhet të krijohet lëvizje e re, përndryshe do të jenë viktimë e shkopave që vëndosin nën rrota partitë e vjetra politike”, shtoi Spahiu. R.Xh/ReportTv.al Kreshnik Spahiu PD protestat kunder qeverise proteste arlind qori sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.5% Jo 42.4% Nuk e di 8.1% Vota total: 667 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?