Lajme Zone
Barazimi dramatik kundër Celjes, trajneri Dede: Jam i bindur, kualifikohemi në Slloveni! Sonte Aluminij-Dinamo për Conference League
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Barazimi dramatik kundër Celjes, trajneri Dede: Jam i bindur, kualifikohemi në Slloveni! Sonte Aluminij-Dinamo për Conference League

Në duelin dramatik të zhvilluar në Rrogozhinë, Egnatia barazoi 3-3 në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League kundër Celjes së Sllovenisë.

6 gola dhe shumë emocione prodhoi dueli i parë i turit të dytë të Champions League, mes kampiones së Shqipërisë Egnatias dhe Celjes së Sllovenisë. Ndeshja në Rrogozhinë nisi me golin e Bitrit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede, por në vijim miqtë do të përmbysnin përkohësisht. Në minutën e 58 Fernando riktheu baraspeshën para se Kresic me golin e dytë personal ti dërgonte shifrat në 2-3. Pavarësisht vështirësive, por edhe dëmtimit të Bakayoko-s, Egnatia nuk u dorëzua dhe në minutën e 78 Diabate vulosi rezultatin përfundimtar në 3-3. Ndeshja në Rrogozhinë u ndoq edhe nga trajneri i Kombëtares Rolando Maran, ndërsa nuk mungoi tensioni mes tifozërive, por edhe sendet e hedhura në fushë. Në fund pati pak keqardhje nga trajneri Dede, i cili nuk ishte i kënaqur me zgjedhjet taktike që bëri vetë, por shtoi se është i bindur që ‘Egnatia do të fitojë javën e ardhshme në transfertë dhe do të kalojë në turin e tretë kualifikues të Champions League’. LEXO edhe...Sonte Egnatia për historinë, përballë Celje në Champions! Kampionët shqiptarë synojnë një tjetër befasi në Rrogozhinë Sonte, por për Conference League, skuadra tjetër e Shqipërisë e mbetur në Kupat e Evropës, Dinamo, luan në orën 20:00 kundër Aluminit në Slloveni. Të besuarit e Ilir Dajës konsiderohen favoritë për kalimin e këtij turi, ndërsa sfida e kthimit do të luhet javën e ardhshme. Fituesi i këtij dueli në turin e tretë të Conference League do të përballet me fituesin e çiftit Steaua Bukuresht e Rumanisë ose Auda e Letonisë. Ne.k./ReportTv.al egnatia Celje champions league Nevil Dede Dinamo City conference league Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.7% I gabuar 28.2% Nuk e di 8.1% Vota total: 4760 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?